TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Fëmija edhe plaku gëzohen njësoj”- ndahen edhe këtë vit nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

Qeveria e Kosovës, edhe këtë fundvit do të ndaj nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët. Por këtë veprim që është bërë në kohë fushate, juristët dhe ekonomistët e shohin si jo të duhur.

by Fëllënza Krasniqi
4 muaj ago
1 0
A A

Është viti i tretë me radhë që Qeveria e Kosovës në prag të festave vepron kështu.

Kjo meqë,  më 29 dhjetor do të ndahen nga 100 euro për dy kategori të shoqërisë: pensionistët dhe fëmijët.

Ndonëse, kjo dhënie e mjeteve do të bëhet një ditë pas zgjedhjeve, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e konsideron si të zakonshme e jo diçka të re.

“A kanë qenë ato shtesa edhe vitin e kaluar, a kanë qenë edhe para vitit të kaluar çdo herë para vitit të ri kur kemi dimër dhe kemi festa ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët nuk ka asgjë të re në këtë aspekt. E re është qeverisja jonë e cila do të vazhdojë edhe mandatin e tretë”, ka thënëKurti.

Ndryshe nga Qeveria, juristët këtë veprim nuk e shohin si të arsyeshëm.

“Ne momentin në të cilën ndodhemi ndarja e mjeteve të tilla është e pakuptim e papranueshme për faktin se lehtësisht mund dhe vlerësohet si keqpërdorim i buxhetit për qëllime elektorale. Shto faktin këtu që me aq sa di çështja e mjeteve të tilla nuk janë të parapara në kategoritë e veçanta të buxhetit, andaj kjo vetëm është edhe një arsye shtesë për të vlerësuar si vendim të pabazuar”, është shprehur Bajraktari.

Edhe ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu këto shtesa në kohë fushatë po i sheh si përpjekje për përfitime elektorale.

“Buxheti i Republikës së Kosovës është duke u keqpërdorur për kampanjë zgjedhore, duhet të kuptojnë politikanë që vota nuk blihet, ajo duhet të fitohet. Ajo se çka  e karakterizon këtë anarki që e ka kapluar Kosovës, është fakti që ka ndryshuar vetëm forma e korrupsionit, deri sa në të kaluarën janë dhanë tender e janë blerë votat në mënyrë të drejtpërdrejtë, tani në mënyrë zyrtare dhe institucionale është duke u blerë vota”ka thënë Gërxhaliu.

Një mendim të njëtë,  e gëzon edhe pensionisti Jakup Boca.

“Ato janë trikat e tyre e ato janë dredhitë e tyre. Pse nuk i ka dhënë pak më herët? Po ku e qëlloi një ditë mbas zgjedhjeve”, ka thënë një pensionist.

Kurse, ka edhe qytetarët të tjerë që  këtë veprim të Qeverisë po e shohin si të duhur ani pse një shumë e vogël.

“Fëmija edhe plaku gëzohen njësoj, këta që punojnë nuk kanë nevojë as për 100, se edhe 200 me ja dhënë ai do më shumë, por plaku edhe fëmija janë njësoj”, ka thëënë një pensionist.

“ Me i rrit pensionet për gjithë nuk ka mundësi se prej 2008 deri në 2019, 90  euro janë bërë pensione prej 50 euro, prandaj nuk ka mundësi se janë shumë e kjo është e mirëseardhur”, ka thënë edhe një pensionist tjetër.

“Nuk është keq, por kishte me qenë mirë këto 100 euro me i shpërnda në një mënyrë tjetër, me i rritë këto tjerat që janë nga 20/ 30 euro edhe me qenë më të mëdha se një herë në vit 100 euro nuk di njeri çfarë të bëjë me to”, është shprehur një prind.

Ndryshe, në muajin nëntor pensionet janë rritur nga 120 në 150 euro si dhe shtesat e fëmijëve prej 50%.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AGK mirëpret lirimin e kameramanit Tahiri

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, AGK: Gazetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen me sulme dhe presione

Kosova ndjek ShBA-në në Gazë

Kosova ndjek ShBA-në në Gazë

Haradinaj kujton masakrën e 3 majit 1999 në Bukosh: 35 civilë u vranë, kërkohet drejtësi

Haradinaj kujton masakrën e 3 majit 1999 në Bukosh: 35 civilë u vranë, kërkohet drejtësi

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik në Prishtinë – sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura

Mijëra trupa palestinezë ende të bllokuar nën rrënojat e Gazës

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti viziton Armeninë – merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe “Yerevan Dialogue”

Përleshje fizike mes policëve dhe banorëve protestues të fshatit Besi – shkak, mos lejimi i bllokadës së rrugës

Përleshje fizike mes policëve dhe banorëve protestues të fshatit Besi – shkak, mos lejimi i bllokadës së rrugës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën