TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse AUV-i kërkoi largimin nga tregu të qumështit ‘Aptamil’? – qytetarët shprehen të shqetësuar me atë që konsumojnë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar heqjen nga tregu të qumështit për foshnja ‘Aptamil’, pasi në të u gjet një lloj i bakteries. E njëjta kërkesë vlen edhe një për një lloj të mishit të pulës, në të cilin u gjet Salmonellë.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
1 0
A A

Qumështi për foshnja “Aptamil”, gjen një përdorim të gjerë në Kosovë.

Mirëpo, në këtë produkt, është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, prandaj Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar heqjen e këtij produkti nga tregu.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, në të cilin është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, si dhe është kërkuar tërheqja e këtij produkti nga tregu.”, thuhet nga AUV-i.

Përveç qumështit “Aptamil”, AUV-i ka kërkuar që edhe largimin nga tregu të një lloji të mishit të pulës, në të cilin është identifikuar prania e bakterit Salmonella.

“Pas pranimit të njoftimit nga RASFF dhe me kërkesë të kompanisë KAJMAK SHPK, përmes inspektimeve të realizuara nga AUV, është vërtetuar prania e salmonelës në sasinë 2064 kilogramë mish pule. Pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importuar është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore”, thuhet tutje.

Televizioni është interesuar gjatë ditës në AUV që të marrë informacione shtesë në lidhje me këto dy raste, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje.

E qytetarët janë të shqetësuar me atë që konsumojnë.

“Kryesisht i ikim mishit të kuq e konsumojmë të bardhin po qe te i bardhi te mishi i pulës çka po bëhet, kështu që nuk je i sigurt. Unë, mendoj që ushqimi nuk është i sigurt fare edhe inspektori duhet të punoj më shumë e më profesionalisht”, shprehet Fatmir Ajeti – qytetar.

“Ndoshta është një lloj papërgjegjësie edhe institucioneve edhe vet neve konsumatorëve që nuk reagojmë pak më ashpër në raste konkrete aty mendoj që është problemi”, tha Hetem Kutllovci.
Qytetarët, sipas Selatin Kaçanikut nga shoqata konsumatori, duhet të jenë më të kujdesshëm me atë që konsumojnë.

“E para një milion artikuj nuk mund t’i kontrolloj as një agjencion e as një inspeksion mund t’i kontrollojmë vetëm se ne jemi një milion e gjashtëqind e jemi çdo ditë në treg e markete dhe sa janë ato të sigurta varet sa jemi ne të ngritur. Ne nuk guxojmë të blejmë asgjë pa e lexuar deklaracionin, ne nuk guxojmë të blejmë asgjë pa e blerë produktin, ne nuk guxojmë të blejmë asgjë me dy mendje”, tha ai.

Raste të ngjashme ku në mishin e pulës është gjetur bakteri e Salmonelës ka pasur edhe në të kaluarën

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Sot nisin seancat për fjalën përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Sot nisin seancat për fjalën përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën