Milot Rashica ka arritur shifër jubilare të ndeshjeve te gjiganti turk i futbollit, Beshiktash.
Ky klub të mërkurën njoftoi se Rashica i ka luajtur 100 ndeshje me fanellën e Beshiktashit.
Rashica të martën asistoi në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerbahçes, në ndeshjen për Kupë.
Në fundjavë shënoi gol të vlefshëm tri pikë në Superligë.








