TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kandiq: Serbia po shmang përballjen me krimet e luftës në Kosovë

by teve1
4 orë ago
1
A A
Kandiq: Serbia po shmang përballjen me krimet e luftës në Kosovë

Serbia vazhdon të shmangë një përballje reale me krimet e luftës të kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, duke refuzuar përgjegjësinë institucionale dhe politike për mijëra viktima.

Kështu ka deklaruar aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, në një intervistë për Novosti.

Sipas Kandiq, dështimi i iniciativës rajonale REKOM – Komisioni Rajonal për përcaktimin e fakteve mbi krimet e luftës është pasojë direkte e mungesës së vullnetit të autoriteteve serbe për të pranuar rolin e shtetit në luftërat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Ajo theksoi se REKOM ishte paraparë si një mekanizëm zyrtar ndër-shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës, regjistrimin e të gjitha viktimave dhe sqarimin e rrethanave të vrasjeve dhe zhdukjeve.

Megjithatë, përfshirja e përgjegjësisë së institucioneve shtetërore serbe në këto procese, sipas saj, u refuzua nga strukturat politike në Beograd.

“Dëshmitë e viktimave pranoheshin vetëm në nivel personal, por çdo përpjekje për të përcaktuar përgjegjësinë sistemike të regjimeve dhe institucioneve shtetërore u refuzua,” deklaroi Kandiq.

Ajo rikujtoi se Serbia ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në disa luftëra në territorin e ish-Jugosllavisë, pa pranuar asnjëherë përgjegjësi shtetërore për krimet e kryera nga ushtria, policia dhe formacionet paramilitare të lidhura me Beogradin.

Duke folur për drejtësinë tranzicionale, Kandiq vlerësoi se proceset gjyqësore për krime lufte në Serbi janë të kufizuara, selektive dhe nën presion të vazhdueshëm politik.

Sipas saj, prokuroria për krime lufte vepron në një ambient ku pushteti politik kontrollon narrativën dhe pengon hetimet që mund të çojnë drejt përgjegjësisë së niveleve të larta shtetërore.

Një ndër çështjet më problematike, sipas Kandiq, mbetet ajo e personave të zhdukur.

Ajo deklaroi se autoritetet serbe posedojnë informacione për varreza masive dhe lokacione të trupave, por refuzojnë t’i bëjnë publike për arsye politike.

“Moszbulimi i varrezave masive nuk është rastësi, por vendim politik për të shmangur përgjegjësinë,” theksoi ajo.

Pavarësisht kësaj klime, Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, vazhdon dokumentimin e krimeve dhe viktimave.

Kandiq përmendi edhe botimin e një libri për personat e zhdukur në Kosovë, si përpjekje për ruajtjen e kujtesës dhe dinjitetit të viktimave.

Në përfundim, ajo paralajmëroi se pa një përballje të sinqertë të Serbisë me të kaluarën e dhunshme dhe pa përgjegjësi institucionale, rajoni do të mbetet i mbërthyer nga narrativat nacionaliste dhe mohimi i krimeve, ndërsa viktimat do të vazhdojnë të mbeten pa drejtësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Limaj: Koalicioni PAN ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

Limaj: Koalicioni PAN ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

Haradinaj premton anëtarësim në NATO dhe BE

Haradinaj premton anëtarësim në NATO dhe BE

Auto Draft

“UÇK” pjesë e parkut modern në Debelldeh – kërkohet ndihma e donatorëve

Ekspertiza për viktimat, njohësit tregojnë nëse do të ketë ndikim në verdiktin e gjykatës

Familja thotë se kanë bërë kërkesë që Salih Mustafa të vizitojë Kosovën, Specialja e mohon

Limaj: Koalicioni PAN ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

Limaj: Koalicioni PAN ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

“Këndi i Debatit” 23.12.2025

“Këndi i Debatit” 23.12.2025

Humbet kontakti me avionin që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë pas ngritjes nga Ankaraja

Humbet kontakti me avionin që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë pas ngritjes nga Ankaraja

Haradinaj premton anëtarësim në NATO dhe BE

Haradinaj premton anëtarësim në NATO dhe BE

Auto Draft

“UÇK” pjesë e parkut modern në Debelldeh – kërkohet ndihma e donatorëve

Ekspertiza për viktimat, njohësit tregojnë nëse do të ketë ndikim në verdiktin e gjykatës

Familja thotë se kanë bërë kërkesë që Salih Mustafa të vizitojë Kosovën, Specialja e mohon

Auto Draft

Probleme me rrymën në Klinë, bizneset ankohen për humbje të mëdha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën