TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

Gjykata Supreme, ka shfuqizuar dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së për shkak të shkeljes së parimit të barazisë dhe meritokracisë.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar padinë e B.P., nga P., e paraqitur kundër të paditurit: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 153 paragraf 3 dhe 4 i Statutit të Universitetit të Prishtinës (UP). Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 7 paragraf 6 i Rregullores nr.2/254, për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin Prishtinë”, njofton Supremja.

Gjykata Supreme pas shqyrtimit të nenit 153 paragraf 3 dhe 4 të Statutit të Universitetit të Prishtinës dhe nenit 7 paragraf 6 të Rregullores nr. 2/254, për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin e Prishtinës, ka konstatuar se dispozitat e sipërcituara janë të paligjshme.

Gjykata vlerëson se këto dispozita vendosin ndalesa absolute dhe automatike për angazhimin e kandidatëve që kanë familjarë të punësuar ose të angazhuar në njësinë akademike përkatëse, pa një vlerësim dhe identifikim konkret të konfliktit të interesit. Kjo qasje shkel parimet e barazisë, meritokracisë, dhe ndalimin e diskriminimit të garantuara me Kushtetutë.

Duke pasur parasysh se Ligji Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë dhe Ligji Nr. 06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, parashikojnë mekanizma proporcionale dhe të rastit për shmangien e konfliktit të interesit, masat e parashikuara me Statut dhe Rregullore janë jo proporcionale, jo të nevojshme dhe cenojnë të drejtat e individëve për të konkurruar dhe për të ushtruar funksione akademike. Në këtë mënyrë, Gjykata arrin në përfundimin se neni 153 paragraf 3 dhe 4 i Statutit të UP-së dhe neni 7 paragraf 6 i Rregullores nr. 2/254 duhet të shfuqizohen.

Gjykata vlerëson se dispozitat e kontestuara tejkalojnë qëllimin legjitim të parandalimit të konfliktit të interesit dhe nepotizmit, duke vendosur ndalesa të përgjithshme dhe absolute, pa marrë parasysh rrethanat konkrete të rastit.

Gjithashtu, Gjykata vlerëson se këto dispozita bien ndesh me parimin mundësive të barabarta për të gjithë individët për të konkurruar për pozita akademike, si dhe me parimet e meritokracisë dhe transparencës në procesin e angazhimit, të garantuara me nenin 7 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik dhe me nenin 2 të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë. Përjashtimi i automatizuar i kandidatëve për shkak të lidhjeve familjare krijon një diskriminim të drejtpërdrejtë, duke cenuar të drejtën e individit për të ushtruar funksione akademike në mënyrë të barabartë dhe sipas meritës.

“Gjykata thekson se nepotizmi dhe konflikti i interesit nuk janë nocione identike, dhe se ekzistenca e një lidhjeje familjare, në vetvete, nuk përbën automatikisht nepotizëm. Nepotizmi presupozon favorizim të padrejtë në procesin vendimmarrës, ndërsa në rastin konkret, dispozitat e kontestuara parandalojnë në mënyrë paraprake dhe absolute edhe situata në të cilat nuk ekziston asnjë ndikim real apo i mundshëm në procesin e vlerësimit”, thuhet në komunikatëne  Supremes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Bajrami: Kosova duhet ta ketë mundësinë të ecë e pavarur nga Serbia drejt BE-së

Dallavere më patentë shoferë, detaje nga aksioni ku u arrestuan 6 persona

Dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, burri arratiset

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Pengoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet një person në Vushtrri

Të “pakapshmit” e shtetit

​Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Bajrami: Kosova duhet ta ketë mundësinë të ecë e pavarur nga Serbia drejt BE-së

Dallavere më patentë shoferë, detaje nga aksioni ku u arrestuan 6 persona

Dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, burri arratiset

Kosova dhe Shqipëria përballen sot në gjysmëfinale të FIBA U18 EuroBasket

Kosova dhe Shqipëria përballen sot në gjysmëfinale të FIBA U18 EuroBasket

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Pengoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet një person në Vushtrri

Të “pakapshmit” e shtetit

​Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

Ish- diplomati: SHBA ka qenë tepër e fyer nga veprimet e Kurtit

“Aleanca e vogël dhe e parëndësishme”, Arifi i reagon Bajramit të LVV-së

Franca dhe Spanja po përballen me zjarre të mëdha mbi 220 mijë perona janë evakuuar

Franca dhe Spanja po përballen me zjarre të mëdha mbi 220 mijë perona janë evakuuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën