TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Krime lufte dhe drejtësi në mungesë, çfarë u tha në seancën e parë?

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
​Krime lufte dhe drejtësi në mungesë, çfarë u tha në seancën e parë?

​Krime lufte dhe drejtësi në mungesë, çfarë u tha në seancën e parë?

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt shqyrtimi fillestar ndaj Ljubomir Çimburoviç, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998–1999. Ky gjykim u zhvillua në mungesë, pasi të akuzuarit janë të paarritshëm për gjykim.

Për shkak se është gjykim në mungesë, gjykatësi Leon Përlaska tha se nuk do të ketë deklarim rreth fajësisë, ndërsa në afat prej 30 ditësh, mbrojtja ka të drejtë për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Prokurori Atdhe Dema, para leximit të aktakuzës, tha se Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe konsideron se janë plotësuar kushtet për gjykim në mungesë.

Përfaqësuesi i të dëmtuarit, Ramadan Nishori, avokati Ardian Bajraktari, e mbështeti në tërësi fjalën e prokurorit.

Edhe mbrojtësit e tre të akuzuarve të caktuar sipas detyrës zyrtare, Asdren Saramati i cili mbron Çimburoviç, Adelina Tmava që mbron Bradiq dhe Burim Gashi që mbron Iviq, nuk kundërshtuan që gjykimi të zhvillohet në mungesë.

Prokurori Atdhe Dema gjatë leximit të aktakuzës tha se drejtori i Burgut të Prishtinës në kohën e Jugosllavisë, Ljubomir Çimburoviç, ka qenë në dijeni për veprimet e gardianëve dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim dhe nuk i kishte lajmëruar.

Gjatë kësaj periudhe gardianët në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë duke i goditur me mjete të ndryshme, fizikisht, duke i lënë pa ngrënë me javë dhe duke i kërcënuar me jetë.

I njëjti, sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë dhe Republikës së Kosovës, ka kryer veprën penale krime lufte ndaj popullsisë civile.

“Ka qenë në dijeni dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për t’i ndaluar veprimet e gardianëve dhe nuk i kishte lajmëruar këto veprime. Gjatë kësaj periudhe gardianët në mënyrë sistematike i kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme si shkopa gome, shufra metalike, kabllo elektrike, gypa, shkelma e grushte deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore ashtu siç e shpjegojnë vetë viktimat dhe se pas këtyre keqtrajtimeve kishin pasur dhimbje të mëdha në të gjithë trupin. Pësuar dhunë psikike ashtu që i kanë lënë pa ngrënë për gati një javë në një periudhë kohore, i kanë kanosur seriozisht për jetë, si pasojë e kësaj dhe rrahjeve të vazhdueshme viktimat kanë pësuar gjendje ankthi dhe frike, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore gjatë kohës së luftës dhe konventave ndërkombëtare të Gjenevës. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri, drejtor i Burgut të Qarkut në Prishtinë gjatë periudhës së luftës 24.05.1999 deri më 10.06.1999 në paralelen e Burgut të Prishtinës në Lipjan, me zyrtarë të tjerë, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtave ndërkombëtare, pasi i kanë transferuar nga Dubrava në Lipjan ata që kanë shpëtuar, janë bartur në Lipjan. Ka qenë gjatë gjithë kohës në dijeni dhe prezent dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim në hierarki për t’i ndaluar gardianët, ku të njëjtit kishin formuar kordon në hyrje të burgut në të dyja anët, të burgosurit ishin të detyruar të kalonin përmes kordonit deri 40 metra i gjatë, kishin filluar t’i godisnin me mjete të ndryshme si shkopa gome, grushte, shkelma dhe pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë duke i torturuar dhe keqtrajtuar. Pas këtyre keqtrajtimeve të njëjtit kanë pasur dhimbje të mëdha në të gjithë trupin, shqetësime psikike, i kanë lënë pa ngrënë, i kanë ofenduar e sharë dhe i kanë kanosur në mënyrë se do t’i vrasin të gjithë, veprime këto që kanë shkaktuar gjendje ankthi dhe frike dhe njëkohësisht sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës si dhe konventave ndërkombëtare të Gjenevës, andaj i njëjti me këtë ka kryer vepër penale krime lufte kundër popullatës civile lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e sanksionuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, tha Dema.

Edhe për dy të pandehurit e tjerë, të cilët ishin gardianë në atë kohë në burgun paralel të Prishtinës në Lipjan, kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë duke i goditur me gjëra të ndryshme, rrahur e keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore.

Gjithashtu, pasi që ishin transferuar në burgun paralel të Prishtinës në Lipjan, gardianët kishin formuar një kordon prej 40 metrash dhe në momentin që kanë hyrë të burgosurit shqiptarë, ata i kishin sulmuar fizikisht dhe me gjëra metalike.

Si pasojë e kësaj, viktimat kanë pësuar ankth dhe frikë dhe probleme psikike.

Sipas ligjeve, dy ish-gardianët cilësohen me veprën penale krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Nuk do të ketë deklarim me lidhje për fajësinë, mbrojtja njoftohet për paraqitjen e provave. Paraqitja e këtyre kërkesave, mbrojtja ka 30 ditë kohë për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës”, tha Përlaska.

Të pranishëm në seancë ishin të dëmtuarit Agron Ramadani, Ali Xhyliqi dhe Ramadan Nishori, me avokatët Ardian Bajraktari dhe Ylber Topalli.

Ljubomir Çimburoviç akuzohet në cilësinë e drejtorit të Burgut të Qarkut në Prishtinë, ndërsa Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq si gardianë të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 13 maj 2024 ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër tre të pandehurve Ljubomir Çimburoviç, ish-drejtor i Burgut të Qarkut në Prishtinë, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën