TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arb Manaj futbollisti i vitit, Amir Rrahmani merr çmimin “Fadil Vokrri”

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Arb Manaj futbollisti i vitit, Amir Rrahmani merr çmimin “Fadil Vokrri”

Screenshot

Arb Manaj është futbollisti më i mirë i vitit 2025 në Kosovë.

Manaj është pjesë e Dritës me të cilën skuadër ka fituar titullin e kampionit. Manaj është shquar me gola të shënuar.

Më i miri është zgjedhur me votat e gazetarëve të sportit.

Është zbuluar formacioni më i mirë i Superligës për vitin 2025. Formacioni më i mirë është zgjedhur me votat e trajnerëve të Superligës.

Formacioni përbëhet nga: Faton Maloku portier (Drita), Besnik Krasniqi mbrojtës i djathtë (Drita), Egzon Bejtullai qendërmbrojtës (Drita), Bajram Jashanica qendërmbrojtës (Ballkani), Arlind Veliu mbrojtës i majtë (Malisheva), Arjanit Hasani mesfushor (Llapi), Albert Dabiqaj mesfushor (Drita), Etnik Brruti mesfushor (Malisheva), Walid Hamidi mesfushor (Ballkani), Sunday Adetunji sulmues (Ballkani), Arb Manaj sulmues (Drita).

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është fitues i çmimit “Fadil Vokrri”, që i ndahet lojtarit më të mirë të Kombëtares.

Rrahmani ka fituar titullin e kampionit në Serie A me Napolin. Federata e Futbollit të Kosovës të dielën i ka shpallur më të mirët e vitit. 

Zekirija Ramadani është trajneri më i mirë i vitit 2025 në futbollin kosovar.

Ramadani e ka drejtuar Dritën drejt titullit të kampionit dhe në kampanjën historike në Ligën e Konferencës.

Ashtu si pritej, Drita e Gjilanit është shpallur klubi më i mirë i vitit 2025 në futbollin kosovar. Drita e ka fituar titullin e kampionit, ndërsa e kaloi me sukses edhe fazën e ligës në “Conference League”.

Drita ka fituar edhe çmim për klubin më korrekt.

Alban Shala është shpallur gjyqtari më i mirë i futbollit për vitin 2025 në Kosovë.

Ai ka drejtuar 17 ndeshje në Superligë dhe kishte notën më të lartë.

Ndërkohë çmim për arritje ndërkombëtare iu nda gjyqtares së futsalit, Florentina Kallaba.

Valentin Serebe i Ballkanit është golashënuesi më i mirë i vitit në futbollin kosovar. Serebe i ka shënuar 15 gola. Serebe është nga Bregu i Fildishtë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

KB Bashkimit i lëndohen tre të huaj

KB Bashkimit i lëndohen tre të huaj

Carrick mbetet trajner i Unitedit

Carrick mbetet trajner i Unitedit

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Haxhiu takohet me Mickoskin, diskutojnë projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Haxhiu takohet me Mickoskin, diskutojnë projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

EULEX-i mohon se ka marrë kërkesë për mbështetje nga Prokuroria e Beogradit për sulmin në Banjska

EULEX dënon vrasjen e Arlinda Zekajt: Femicidi është shkelje e rëndë e të drejtave të grave

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për trafikim me të mitura

​U kapën me mbi një kilogram marihuanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuar në Ferizaj

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën