TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Krenare për djalin tem”, nëna e kujton me mall komandant Lulin

Në 25 vjetorin e vdekjes së Komandant Lulzim Morinës, pranë Lapidarit të tij u bënë sot homazhe. Nëna e tij tha se prania e shokëve të luftëtarit, ia lehtëson asaj dhimbjen.

by TËVË 1
5 muaj ago
0 1
A A

Ishin këto fjalët e nënës së Lulzim Morinës, në 25-vjetorin e vdekjes së tij që u shënua këtë të shtunë.

Morina, i njohur si Komandant Luli, që nga fillimi i luftës frontale në Kosovë, në mars të vitit 1998, deri në përfundim të saj, luftoi në rajonin e Dukagjinit.

Nëna Habibja, thotë se prania e shokëve të tij, në këtë përvjetor ia lehtëson dhimbjen.

“Po duhet me përballu, kjo është një ditë e vëshirë për mu edhe për gjithë shokët, kush e ka njoft, po po duhet me i përballu të gjitha. Po kur po më vijnë shokt e tij, rinia, ndihem krenare që e kom pas atë djalë dhe që i kom këta tjerët”.

Ajo gjithashtu ndau edhe një kujtim të veçantë me të birin.

“Kur jom shku për herën e parë në Pejë dhe e kom taku. Për herën e parë mas 12 vitesh. Kujtime kom plot. Qysh i ri është nda prej neve. Po kujtimi më i rëndësishëm është ai kur e kom taku që është edhe një herë në jetën tem, përqafimin e tij nuk e harroj kurrë”.

Te Lapidari i Morinës, në Hallaq të Vogël të Lipjanit, këtë të shtunë bëri homazhe edhe ish komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha se kontributi i Komandant Lulit në luftën për liri është jashtëzakonisht i madh.

“Përjetësisht do të nderohet. U nda nga jeta pas lufte, por ne e kujtojmë përjetë e mot dhe i shprehim nderimin jo veç për luftën, por për ndihmën që ju dha njësive, bashkëluftëtarëve, eprorëve, të gjithëve që misioni i brigadës 135 një mision i vështirë. Zona e tij ka qenë zona e Pejës, një zonë që edhe në ditët e para të lirisë ishte sfiduse”.

Ai ka dhënë një kontribut të veçantë edhe në stërvitjen dhe përgatitjen e rekrutëve të rinj të UÇK-së, te të cilët me përkushtim barti përvojën e tij luftarake të fituar gjatë luftës në Kroaci e Bosnjë.

Morina humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku më 18 dhjetor të vitit 2000, ndërkaq me 20 dhjetor të po atij viti u varros me nderimet më të larta.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohen pesë serbë nga Kosova, dyshohen për cenim të votës në Graçanicë

Orari i debateve zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të 7 Qershorit

Orari i debateve zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të 7 Qershorit

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Ushtria iraniane paralajmëron se do të hapë fronte të reja kundër SHBA-së nëse sulmet rifillojnë

Mediaplani për reklamimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet e 7 qershorit

Mediaplani për reklamimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet e 7 qershorit

Një 56-vjeçar gjendet pa shenja jete në Skenderaj, policia nis hetimet

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

Kurti: Duhet president konsensual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën