TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“YouTube” do të transmetojë ceremoninë e “Oscar”-ëve nga viti 2029

by teve1
11 muaj ago
0
A A
“YouTube” do të transmetojë ceremoninë e “Oscar”-ëve nga viti 2029

Çmimet Oscar do të pësojnë një ndryshim të madh historik në mënyrën e transmetimit të tyre.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi të mërkurën se, duke filluar nga viti 2029, ceremonia prestigjioze nuk do të transmetohet më në televizionin ABC, por do të zhvendoset ekskluzivisht në platformën YouTube.

Sipas marrëveshjes së re, ABC do të vazhdojë të transmetojë ceremoninë vjetore të Çmimeve të Akademisë deri në vitin 2028, vit që shënon edhe 100-vjetorin e Oscarëve.

Ndërkohë, YouTube ka siguruar të drejtat globale të transmetimit për periudhën 2029–2033, duke e bërë ceremoninë të aksesueshme për një audiencë shumë më të gjerë.

Transmetimi në YouTube do të jetë drejtpërdrejt dhe falas për shikuesit në mbarë botën, duke përfshirë jo vetëm ndarjen e çmimeve, por edhe tapetin e kuq, përmbajtjen prapa skenave dhe Ballin e Guvernatorëve.

Në Shtetet e Bashkuara, ceremonia do të jetë gjithashtu e disponueshme për abonentët e YouTube TV.

Reklamat do të vazhdojnë të jenë pjesë e transmetimit, ashtu si në formatin televiziv.

Drejtori ekzekutiv i Akademisë, Bill Kramer, dhe presidentja Lynette Howell Taylor, e cilësuan këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të aksesit global, duke theksuar se veçori si titrat dhe audioja në disa gjuhë do ta bëjnë Oscar-in më gjithëpërfshirës.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i YouTube, Neal Mohan, u shpreh se partneriteti do të frymëzojë breza të rinj krijuesish dhe dashamirësish të filmit, duke respektuar trashëgiminë e pasur kulturore të Çmimeve Oscar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje

Sot ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Një vit nga vdekja e Shpat Kasapit

Shpallet “Miss Universe 2026”, për herë të parë fituesja është një nënë

Shpallet “Miss Universe 2026”, për herë të parë fituesja është një nënë

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Kosumi: Ideja e vëllazërim-bashkimit ka ekzistuar vetëm te kokat e të verbërve në ish-Jugosllavi

Kosumi: Ideja e vëllazërim-bashkimit ka ekzistuar vetëm te kokat e të verbërve në ish-Jugosllavi

Bajram Kosumi rrëfen për torturat dhe vuajtjet e shqiptarëve në burgjet e ish-Jugosllavisë

Bajram Kosumi rrëfen për torturat dhe vuajtjet e shqiptarëve në burgjet e ish-Jugosllavisë

Laçi shënon gol në fitoren e Rizesporit

Laçi shënon gol në fitoren e Rizesporit

Policia parandalon kontrabandimin e ujëmatësve mekanikë nga Serbia në Kosovë

Policia parandalon kontrabandimin e ujëmatësve mekanikë nga Serbia në Kosovë

Ministria e Ekonomisë: Ndalimi i muralit të Nënës Terezë u bë me urdhër të Prokurorisë

Ministria e Ekonomisë: Ndalimi i muralit të Nënës Terezë u bë me urdhër të Prokurorisë

Refuzohet nga Ministria e Mjedisit projekti për lagjen “Ulpiana”

Refuzohet nga Ministria e Mjedisit projekti për lagjen “Ulpiana”

Kërkohet zgjatja e afatit për apelimin e dënimit të Thaçit

Kërkohet zgjatja e afatit për apelimin e dënimit të Thaçit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën