TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Latifi: Mund të ketë skenarë për ta larguar AAK-në nga parlamenti, por pragu nuk është çështje debati

by teve1
4 javë ago
1
A A
Latifi: Mund të ketë skenarë për ta larguar AAK-në nga parlamenti, por pragu nuk është çështje debati

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi ka deklaruar se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, mund të ketë qarqe e skenarë për ta larguar AAK-në nga Kuvendi i Kosovës, porse sipas tij për AAK-në nuk duhet të jetë i diskutueshëm pragu.

Sipas Latifit, AAK-ja do të ketë rritje të dukshme në këto zgjedhje, e të vazhdojë me fitoren e radhës pas zgjedhjeve lokale në vend, për konsolidimin e shtetit.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, njëkohësisht kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se edhe gjatë zgjedhjeve lokale ka pasur përpjekje për ta larguar AAK-në, duke përfshirë edhe Rahovecin.

“Për AAK-në besoj se nuk diskutohet pragu, AAK është forcë politike e konsoliduar, mund të ketë ide dhe qarqe e skenarë që si t’ia bëjnë disi që ta qesin nga sistemi Aleancën. Ka pasur përpjekje edhe në zgjedhjet lokale, ka pasur përpjekje edhe në komunën tonë, por sidoqoftë pesë komuna të fituara, me një energji për të vazhduar me fitoren e radhës që duhet ta realizojmë bashkë me qytetarët, më datë 28 dhjetor edhe pse nuk ka qenë dëshira dhe vullneti jonë që të kemi përsëri zgjedhje”, ka thënë Latifi.

Sipas tij, AAK-ja do të ketë rritje të dukshme e cila do t’i shërbej Kosovës për konsolidimin e shtetit dhe për sfidat që po kalon vendi ynë.

Sipas Latifit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kapacitet për të kryer punë të mëdha, që nuk mund t’i përfundojë një parti tjetër politike.

“Ne do të kemi një rritje të dukshme e cila do t’i shërbej Kosovës për konsolidimin e shtetit. AAK do t’i shërbej që të ketë impakt të ri në zhvillimet dhe sfidat që po kalon Kosova si në pikëpamje të mirëqenies ekonomike e sociale dhe po ashtu në integrimin euroatlantik dhe sigurisë, sepse duhet të punojmë që Kosova të jetë sa më shpejt në NATO, si ombrellë e arkitekturës së sigurisë dhe garancë për sigurinë nga përplasjet apo kërcënimet dhe në plot aspekte të tjera që të kemi një stabilitet.. 33:00 AAK-ja ka përvojën, vullnetin dhe përkushtimin dhe ka kapacitetet me i kryer disa punë të mëdha që nuk mbërrin me i përfundua një forcë tjetër politike… Haradinaj si përfaqësues besoj se vazhdon të jetë edhe i dobishëm dhe i rëndësishëm dhe është jetike të jetë jo vetëm në parlament”, ka thënë Latifi.

Formimi i Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, Latifi thotë se duhet të jenë funksionale pas rezultatit zgjedhor, derisa shton se është e rëndësishme që ish-opozita të udhëheq Qeverinë dhe Vetëvendosje të kalojë në opozitë.

“Do të ishte mirë që Kosova të ketë një parlament funksional pas rezultatit zgjedhor, të zbatohet dhe të formohet parlamenti e qeveria dhe shpresojmë që qeveria e ardhshme e Kosovës të jetë e nevojshme, besoj që është e rëndësishme që ish-opozita të udhëheq qeverinë pas këtyre zgjedhjeve. Do të ishte e rëndësishme që LVV-ja të kaloj në opozitë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, është i pamohueshëm fakti se sa dëm është për Kosovën që më shumë se nëntë muaj nuk ka institucione funksionale, e shkaktari kryesor i kësaj krize është Lëvizja Vetëvendosje.

Ai është shprehur se është e patolerueshme që të ketë vonesa pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, prandaj, sipas tij, qytetarët duhet të ndëshkojnë partitë politike me votë për shkaktimin e krizave, e në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kriza është shumë e madhe dhe i pamohueshëm fakti se sa dëm është për Kosovën që më shumë se nëntë muaj nuk ka institucione dhe të mos zbatohet rezultati zgjedhor i 9 shkurtit dhe besoj që LVV ka marrë mësim, si shkaktari kryesor i kësaj krize, se është partia më e madhe politike, të gjithë kemi përgjegjësi, edhe unë këtu që po flas pse Kosova nuk pati institucione funksionale gjatë kësaj periudhe. Besoj që është e pa tolerueshme të kemi vonesa pas këtyre zgjedhjeve dhe besoj që kanë marrë mësim të gjithë dhe qytetarët kanë kuptuar që duhet ta merr një ndëshkim me votën demokratike ai që shkakton kriza, të gjithë duhet ta marrin këtë ndëshkim, por më të madhin ai që ka qenë i pari”, është shprehur Latifi.

Latifi i fton qytetarët që të votojnë me mendje e jo me zemër.

Pas gati nëntë muajsh pa institucione funksionale, 28 dhjetori u caktua si datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, i ofroi bashkëpunim të plotë

Kurti takon ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, i ofroi bashkëpunim të plotë

Një muaj paraburgim për të dyshuar për plagosjen e trefishtë në Deçan

Një muaj paraburgim për të dyshuar për plagosjen e trefishtë në Deçan

KOSTT njofton se është normalizuar furnizimi me energji elektrike

KOSTT njofton se është normalizuar furnizimi me energji elektrike

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia me aksion në Podujevë, arreston dy persona të kërkuar

Danimarka dërgon paisje dhe trupa të avancuar në Grenlandë mes kërcënimeve për pushtim

Danimarka dërgon paisje dhe trupa të avancuar në Grenlandë mes kërcënimeve për pushtim

Kurti takon ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, i ofroi bashkëpunim të plotë

Kurti takon ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, i ofroi bashkëpunim të plotë

Një muaj paraburgim për të dyshuar për plagosjen e trefishtë në Deçan

Një muaj paraburgim për të dyshuar për plagosjen e trefishtë në Deçan

Jerusalemi Lindor: Grevë masive në shkolla pas ndalimit izraelit të mësuesve palestinezë

Jerusalemi Lindor: Grevë masive në shkolla pas ndalimit izraelit të mësuesve palestinezë

KOSTT njofton se është normalizuar furnizimi me energji elektrike

KOSTT njofton se është normalizuar furnizimi me energji elektrike

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia me aksion në Podujevë, arreston dy persona të kërkuar

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK thërret konferencë për media në ora 17:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën