TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ibër-Lepenc” sqaron procesin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv

by TËVË 1
4 muaj ago
2
A A
“Ibër-Lepenc” sqaron procesin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv

NPH “Ibër-Lepenc” Sh.A. ka reaguar ndaj raportimeve së fundmi në disa media, të cilat i ka cilësuar si të pabazuara dhe dezinformuese, lidhur me konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike.

Sipas sqarimit zyrtar, konkursi për këtë pozitë është shpallur më 21 shtator 2022, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe aktet e brendshme të NPH “Ibër-Lepenc” Sh.A., ndërsa afati për aplikim ka qenë deri më 21 tetor 2022.

Në kuadër të procesit të përzgjedhjes, nga gjithsej 27 kandidatë të futur në listën e ngushtë, 25 kanë marrë pjesë në intervistim. Intervistat janë zhvilluar më 10, 11 dhe 14 nëntor 2022, ndërsa rezultatet janë publikuar më 24 nëntor 2022.

Në njoftimin për media thuhet se bazuar në vlerësimin dhe poentimin e bërë nga gjashtë anëtarët e panelit intervistues, kandidatët me më së shumti pikë kanë qenë:

L.H. – 65 pikë

Faruk Mujka – 60 pikë

Xh.B. – 60 pikë

V.S. – 59 pikë

B.H. – 58 pikë.

Pas publikimit të rezultateve, kandidati i renditur i pari, L.H., ka tërhequr aplikacionin e tij nga procesi i mëtejmë i përzgjedhjes.

Në këto rrethana, Bordi i Drejtorëve, në mbledhjen e mbajtur më 1 dhjetor 2022, thotë se ka shqyrtuar kandidatët e mbetur dhe ka vlerësuar se ata përmbushnin kriteret për pozitën.

Megjithatë, sipas njoftimit, Faruk Mujka është vlerësuar se ka pasur përparësi të caktuara, përfshirë profesionin si inxhinier i ndërtimtarisë dhe përvojën paraprake në rajonin e Mitrovicës, veçanërisht në pjesën veriore.

Në përfundim, nga NPH “Ibër-Lepenc” Sh.A. thuhet se i gjithë procesi i konkursit dhe përzgjedhjes është zhvilluar në mënyrë të rregullt, transparente dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke mohuar çdo pretendim për ndërhyrje apo parregullsi.

“Çdo pretendim që synon të paraqesë të kundërtën është i pabazuar dhe dezinformues”, thuhet në reagim.

Tags: Faruk MujkaIbër-LepencTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën