Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës nga Bahamasi.
Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij për Bahamasin.
Sipas tij, ky vendim është një kontribut për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në Ballkan.
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, shkruan Begaj në X.
Bahamas është bërë tani shteti i 121-të që e njeh Kosovën. Brenda këtij viti, Kosova është njohur nga 4 shtetet: Sudani, Kenia dhe Siria.








