TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

U kapën në flagrancë – Krejt çka dihet për aksionin që çoi në arrestimin e shtatë zyrtarëve

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
U kapën në flagrancë – Krejt çka dihet për aksionin që çoi në arrestimin e shtatë zyrtarëve

Një operacion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), është zhvilluar të enjten pasdite në rajonin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë Speciale, aksioni lidhet me dyshime serioze për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës zyrtare, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, ushtrimin e ndikimit, mashtrimin, si dhe armëmbajtjen pa leje.

“Operacioni është rezultat i një periudhe të gjatë hetimesh dhe monitorimi, gjatë së cilës janë zbatuar edhe masa të veçanta hetimore, nën udhëheqjen e Prokurorit Special”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona, me inicialet F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Aksioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të arrestuarve do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Tutje poashtu është bërë e ditur se gjatë operacionit, Policia e Kosovës me njësitet e DHKEK, pas hetimeve të autorizuara nga PSRK, ka kapur në flagrancë tre të dyshuar duke shkëmbyer para në vlerë prej 9,900 €, si pjesë e marrëveshjes për ndarje të ryshfetit.

Në koordinim me prokurorinë, njësitet policore kanë kryer kontrolle në pesë lokacione, ku janë sekuestruar, para të gatshme, tri automjete, gjashtë telefona mobil, një laptop dhe, në një nga lokacionet, armë dhe municion.

“Policia e Kosovës, respektivisht DHKEK, pas hetimeve të zhvilluara me autorizim të PSRK-së, ka kapur në flagrancë tre të dyshuar duke shkëmbyer para në vlerë të 9900€ si pjesë e marrëveshjes në mes tyre për ndarje të ryshfetit. Në koordinim me prokurorinë, njësitet policore kanë vazhduar me kontroll në pesë lokacione, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim; para të gatshme, tri vetura, gjashtë telefona mobil, një llaptop, etj,. si dhe në një nga lokacionet janë gjetur armë dhe municion. Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar ( gjashtë meshkuj dhe një femër kosovare ) dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

Tags: AKIPoliciaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

​KOSST dhe KRU “Prishtina” prezentë në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

​KOSST dhe KRU “Prishtina” prezentë në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Kurti premton shpërblime që “nuk ua merr mendja” nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Kurti premton shpërblime që “nuk ua merr mendja” nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Vdes një 68-vjeçare në QKUK, u godit nga motoçikleta

Miratohet paga e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën