TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Shpresoj që shumë shpejt të kemi qeveri, jam shumë optimiste

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
Osmani: Shpresoj që shumë shpejt të kemi qeveri, jam shumë optimiste

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Bloomberg, ka folur për situatën politike në vend dhe pritshmëritë e saj lidhur me zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duke theksuar se procesi aktual është dëshmi e funksionimit të demokracisë në përputhje me Kushtetutën.

Sipas Osmanit, pamundësia për të formuar një koalicion qeverisës e bën të domosdoshme kthimin në zgjedhje, ashtu siç e parashikon rendi kushtetues i vendit.

“Ajo që ka ndodhur gjatë muajve të fundit është, në fakt, demokracia duke luajtur rolin e saj. Sipas Kushtetutës sonë, nëse nuk formohet një koalicion qeverisës, atëherë vendi duhet të shkojë përsëri në zgjedhje dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka vënë në dukje se, pavarësisht krizës politike, komunikimi ndërmjet udhëheqësve të partive po tregon shenja më konstruktive, me një gatishmëri më të madhe për bashkëpunim dhe pa vendosje të vijave të kuqe.

“Nga gjuha që përdorin udhëheqësit e partive politike, tashmë shoh një rol më konstruktiv nga secili prej tyre, pa linja të kuqe për të punuar së bashku. Kjo është një shenjë pozitive për periudhën pas zgjedhjeve”, është shprehur ajo.

Osmani ka shprehur gjithashtu optimizëm se pas zgjedhjeve do të pasojë një proces i shpejtë i konfirmimit të rezultateve dhe i formimit të institucioneve, duke u mbështetur në procedurat e sqaruara tashmë nga Gjykata Kushtetuese.

“Pasi të mbahen zgjedhjet, presim një proces të shpejtë të konfirmimit të rezultateve dhe formimin e parlamentit, tani me procedura që janë të qarta dhe të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Jam shumë optimiste se do të ketë një qeveri, por natyrisht kjo mbetet në dorën e partive politike”, ka theksuar presidentja.

Në fund, ajo ka nënvizuar rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve për të mundësuar avancimin e projekteve strategjike të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne kemi nevojë për institucione funksionale që të mund të ecim përpara edhe me projekte të mëdha me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar Osmani.

Tags: Teve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

IHMK njofton për gjendjen e niveleve të ujit në lumenjtë kryesorë të Kosovës

IKSHPK: Uji i papijshëm në disa rajone të Kosovës pas reshjeve të dendura të shiut

Gjilani hap thirrjen për subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë

Gjilani hap thirrjen për subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë

“Ditari”-12.01.2026

“Ditari”-12.01.2026

Ministri iranian: Protestat u bënë “të përgjakshme” që SHBA të ketë justifikim për ndërhyrje ushtarake

Ministri iranian: Protestat u bënë “të përgjakshme” që SHBA të ketë justifikim për ndërhyrje ushtarake

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Mat, policia shqiptare nis kërkimet për 30-vjeçarin

Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Mat, policia shqiptare nis kërkimet për 30-vjeçarin

‘Kufjet me tel’ janë sërish në modë

‘Kufjet me tel’ janë sërish në modë

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën