TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Me flamuj të Serbisë dhe akuza ndaj Kurtit, Lista Serbe hap fushatën në Mitrovicën e Veriut

Për fushatë zgjedhore janë bërë gati edhe serbët në veri të Kosovës. Atje ata u mblodhën të mërkurën në tubimin e parë hapës të Listës Serbe. Në tubim, Kosova u përmend si Metohi, flamujt e Serbisë u panë në të gjithë sallën dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti u përmend që veriun e ka për poenë politik. Këtë herë ata synojnë 10 mandate.

by Fetije Kamberi
4 javë ago
1 0
A A

Shumë autobusë e vetura me targa të Serbisë arritën në Mitrovicën e Veriut.

E ndalesën këta serbë e patën në Sallën e Sporteve.

Ata erdhën nga vende të ndryshme prej Serbisë për të përkrahun Listën Serbe, e cila të mërkurën e bëri hapjen e fushatës zgjedhore.

Madje disa prej tyre kishin marrë me vete edhe flamujt e Serbisë.

Për monitorim ishin edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Njësisë Speciale dhe patrulla të EULEX-it.

Ngjyrat e flamurit të tyre nuk munguan as brenda sallës.

Me duartrokitje e këngë serbe e bënë edhe pritjen e përfaqësuesve të Listës Serbe.

Ai që e mori fjalën para masës ishte i pari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic, duke thënë se ka qenë kohë e vështirë.

“Periudha e vështirë është pas nesh, tre vitet e kaluara nuk kanë qenë të lehta, e vetmja që ka qenë gjithmonë me ne është Serbia. Vetëm Serbia ka qenë me ne dhe do të mbetet me ne”,ka thënë Radojeviq.

Radojeviq e përmendi edhe Kurtin, që sipas tij Mitrovicën po e përdor vetëm për poenë politik.

“Ky vit ka qenë plot sfida për ne. E nisëm me zgjedhjet e shkurtit, në të cilat fituam bindshëm, por na u vodh një mandat. Filluam një valë ndryshimesh që vazhdon. Pastaj, në shkurt, ju premtuam se nuk do të kishte koalicione me Kurtin. E përmbushëm premtimin. Falë jush, falë mbështetjes suaj, votave tuaja, në tetor fituam dhe fituam një fitore edhe më bindëse në zgjedhjet lokale, duke ju kthyer katër komunat veriore juve qytetarëve, shpëtuam gjashtë komuna në jug”, ka thënë tutje Radojeviq.

Gjatë javëve të kaluara, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e certifikoi Listën Serbe për shkak që anëtarët e partive shqiptare votuan kundër dhe abstenuan, derisa certifikimin ia dha Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Zhduket një vajzë në Malishevë

Një shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë

Pse qajmë nga gëzimi?

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Përleshje me mjete të forta në Prishtinë, arrestohen tre persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën