Rusia e ka vendosur transmetuesin gjerman të lajmeve Deutsche Welle (DW) në listën e organizatave “të padëshirueshme” për vendin.
Sipas vendimit të ri, kushdo që punon ose e mbështet këtë grup mund të ndiqet penalisht nga vendi, shkruan Guardian.
DË ishte shpallur tashmë “agjent i huaj” nga Kremlini, së bashku me disa organizata ose grupe të tjera kritike ndaj pushtimit të Moskës.
DË ka pasur një shërbim në gjuhën ruse të cilin e mbylli në vitin 2022 pas kërcënimeve se do të dëbohen.
Atë kohë edhe Gjermania e pat ndaluar transmetimin e transmetuesit shtetëror të Rusisë RT.











