TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Anëtari i Parlamentit Evropian, Matjaz Nemec, ka prezantuar të martën nominimin e Raportueses Speciale të OKB-së për territorin palestinez, Francesca Albanese dhe doktorëve në Gaza për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2026, pas dorëzimit zyrtar të tij në Komitetin Norvegjez të Nobelit.

Nominimi u nënshkrua nga afër 300 propozues të pranuar nga 33 vende, përfshirë Brazilin, Afrikën Jugore, Kanadën , Australinë, Zelandën e Re dhe Mbretërinë e Bashkuar, sipas një deklarate të shpërndarë nga Memec në rrjetin social X.

Nominimin Nemec e përshkroi si “një shprehje e respektit për kurajën, përpjekjet dhe qëndrueshmërinë e këtyre individëve për të mbrojtur vlerat fundamentale njerëzore në rrethanat më të vështira” dhe “përfaqëson një kontribut për paqe që tejkalon dallimet politike.”

Ai specifikoi rolin e Albanese për të ruajtur të drejtat njerëzore dhe ligjin ndërkombëtar , duke theksuar se ajo vazhdon misionin e saj pavarësisht “presionit të lartë politik” dhe sanksioneve nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Francesca Albanese na mban një pasqyrë të gjithëve dhe është e përkushtuar fuqimisht ndaj ligjit ndërkombëtar dhe themeleve që ndërtuam në përgjigje të masakrës më të madhe në historinë e njerëzimit – Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.

Në nominim përfshihen edhe mjekë me bazë në Gaza, si Dr. Hussam Abu Safiya dhe Dr. Sara Al-Saqqa, të cilët rrezikojnë jetën e tyre në mes të konfliktit të armatosur për të kryer detyra mjekësore.

Nemec tha: “Me infrastrukturën shëndetësore të shkatërruar plotësisht dhe mungesën akute të nevojave themelore, ata i kuptojnë vlerat e njerëzimit, solidaritetit dhe paqes çdo ditë duke shpëtuar jetë dhe duke iu përmbajtur etikës mjekësore, dhe ata e meritojnë më shumë se këtë lloj çmimi.”

Ligjvënësi theksoi se fushata globale për nominimin i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe udhëheqësve politikë në mbarë botën që të respektojnë ligjin ndërkombëtar, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor në të gjitha rrethanat.

Izraeli ka vrarë më shumë se 70,600 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 171,100 të tjerë në sulmet në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut më afër njëra-tjetrës, VLEN publikon video nga punimet në autostradë

Kosova dhe Maqedonia e Veriut më afër njëra-tjetrës, VLEN publikon video nga punimet në autostradë

Dita e 35-të e protestës në Tiranë, para kryeministrisë edhe qytetarë nga diaspora

Dita e 35-të e protestës në Tiranë, para kryeministrisë edhe qytetarë nga diaspora

Filmi nga Kosova fiton çmimin “CineMasters Award” në Gjermani

Filmi nga Kosova fiton çmimin “CineMasters Award” në Gjermani

Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë

Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë

Franca në çerekfinale, eliminon Paraguain

Franca në çerekfinale, eliminon Paraguain

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Eksod te​ Malisheva, largohen shtatë futbollistë

Eksod te​ Malisheva, largohen shtatë futbollistë

Zyrtare: Gjilani e transferon Potokun nga Ballkani

Zyrtare: Gjilani e transferon Potokun nga Ballkani

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Ylber Ramadani pritet të largohet nga Italia, zbulohet destinacioni i ri

Ylber Ramadani pritet të largohet nga Italia, zbulohet destinacioni i ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën