TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Agim Veliu nuk u përfshi në listën e LDK-së pasi nuk u nominua nga dega e Podujevës

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Osmani: Agim Veliu nuk u përfshi në listën e LDK-së pasi nuk u nominua nga dega e Podujevës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Besnik Osmani, ka deklaruar se ish-ministri Agim Veliu nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk ka pasur nominim nga dega e LDK-së në Podujevë, ku ai ka bazën.

Në një intervistë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Osmani ka theksuar se personalisht do të dëshironte ta shihte Veliun në listë, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në LDK dhe në shtet.

“Procedura është e tillë që nominimet për kandidaturat për deputetë në LDK vijnë nga degët. Me aq sa kam kuptuar, nuk ka pasur një nominim të tillë nga dega e Podujevës, dhe rrjedhimisht procesi ka përfunduar pa e pasur atë në listën finale. Sa i përket mendimit tim personal, unë do të doja ta shihja Veliun në listë. Ai ka qenë deputet në disa mandate, ka qenë ministër dhe ka dhënë një kontribut jetësor jo vetëm për LDK-në, por edhe për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ai ka shtuar se pret që Veliu të vazhdojë kontributin në LDK dhe të ndihmojë rritjen e partisë në zgjedhjet e ardhshme.

Osmani ka komentuar edhe reagimin e Veliut pas mospërfshirjes në listë, duke mohuar zërat për përçarje brenda partisë.

“Nuk besoj se kjo ka të bëjë me përçarje. LDK ka shumë më shumë njerëz nga sa përfshin lista prej 110 kandidatëve. Kjo është një mundësi për këta 110 emra, por strukturat e LDK-së shkojnë shumë përtej kësaj liste”, është shprehur ai.

Po ashtu, Osmani ka hedhur poshtë pretendimet se Veliu nuk është përfshirë për shkak të frikës së kreut të partisë, Lumir Abdixhikut, se mund t’i lëkundet pozita.

“Jo, besoj se këto hynë në terren spekulativ. Ajo që më bën të jem në LDK është demokracia e brendshme, debati, kolegialiteti dhe përkrahja që ekziston brenda strukturave të partisë. Nuk besoj se ka rast tjetër ku këto gjëra shihen më qartë”, ka përfunduar Osmani.

Ndryshe, ish-ministri dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar ashpër pasi u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e quajtur një veprim të padrejtë dhe të motivuar nga interesa të ngushta brenda partisë.

Në reagimin e publikuar në Facebook, Veliu ka falënderuar qytetarët dhe strukturat e LDK-së që, sipas tij, kanë kërkuar përfshirjen e tij në listë.

“Dua të falënderoj me respekt të gjithë ata qytetarë, aktivistë dhe anëtarë të partisë që kanë kërkuar me zë të lartë përfshirjen time në listën e kandidatëve” – ka shkruar ai, duke theksuar se synimi i tyre ka qenë “fuqizimi dhe unifikimi i degës në Podujevë dhe LDK-së në tërësi”.

Ai është shprehur se përjashtimi nga lista “nuk është vendim politik”, por sipas tij përfaqëson “manovër të ulët, e mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla të individëve që e kanë harruar kush e ka mbajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës fituese për vite me radhë”.

Duke akuzuar për frikë brenda strukturave të partisë, Veliu ka shkruar se dikush i është frikësuar fuqisë së tij politike.

“Dikush është trembur nga fuqia ime elektorale dhe integriteti që e kam dëshmuar me punë e me votë, e jo me pazaret e zyrave të mbyllura”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën