TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Auditimi zbulon mangësi në ndërtimin e dy klinikave në QKUK

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar mangësi të shumta në procesin e ndërtimit të dy klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërtimi i objektit të Klinikës së Hemato-Onkologjisë dhe Klinikës e Nefrologjisë sipas ZKA ka mangësi në buxhetim, si dhe procesin e tenderimit e menaxhimit të fondeve.

by Doresa Geci
24 orë ago
0 0
A A

Pune të mbarë u uroi.

Më 14 nëntor të vitit 2024, kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte vizituar nga afër ndërtimin e Klinikës së Hemato-Onkologjisë dhe Klinikën e Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Madje Kurti e kishte cilësuar një investim të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve mjekësore të cilat më herët nuk janë bërë.

“E jo që qytetarët në vend të mendojë se në cilin spital të shkojnë e  të trajtohen të mendojë se me cilin avio-kompani të udhëtojnë për shërim jashtë vendit ashtu siç ka ndodhur në këto dy dekada. Pra do të ketë qasje në shërbime të reja te cilat aktualisht nuk janë të disponueshme ne vendin tonë”, ishte shprehur Kurti.

Për ndërtimin e këtyre klinikave, Kurti kishte thënë se janë  dhënë nga buxheti i shtetit 4.3 milionë euro.

Por së fundmi, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar mangësi të shumta në procesin e ndërtimit të e këtyre dy klinikave  për periudhën 2018 – qershor 2025, projekt ky i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës.

Në raportin “Ndërtimi i objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato Onkologji” të publikuar të mërkurën janë evidentuar mangësi në buxhetin, tenderim dhe menaxhim të fondeve.

Sipas këtij raporti, ka mospërputhje në planifikimin buxhetor për ndërtimin e objektit, qasjen e dyfishtë në hartimin e specifikave teknike, mospërputhje mes dokumentacionit teknik të projektit dhe paramanës, mangësi në procesin e vlerësimit të ofertave gjatë tenderimit dhe dobësi në menaxhimin e shpenzimeve.

“Edhe pse projektimi, leja e ndërtimit dhe kontrata e ndërtimit specifikojnë se bëhet fjalë për një objekt të vetëm, buxhetimi për vitin 2024 dhe 2025 ka vazhduar për secilën klinikë ndaras, si dy projekte të veçanta pa bërë rregullimin e ndarjeve buxhetore në një projekt të vetëm. Kjo kishte ndodhur si rezultat i mungesës së kontrolleve të brendshme, mungesës së harmonizimit ndërmjet buxhetimit të projektit për një objekt të vetëm”, thuhet nga ZKA.

Poashtu, ZKA gjatë auditimit të dokumentacionit teknik të projektit dhe krahasimit me paramasën e paraqitur, kemi hasur mospërputhje në lidhje me klasën e betonit të parashikuar për strukturat kryesore ndërtimore dhe sasisë së armaturës dhe betonit.

Prandaj  Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar forcim të kontrolleve të brendshme, harmonizimin e buxhetimit dhe transparencën e fondeve, poashtu kontrolle të njësive kërkuese dhe zyrës së prokurimit për specifika të qarta.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Mbi 50% për VV-në, s’do të presim teket e partive për formimin e qeverisë

Dugolli: Mbi 50% për VV-në, s’do të presim teket e partive për formimin e qeverisë

Dorëzimi i mandatit në Ministrinë e Bujqësisë: Peci falënderon Kurtin dhe bashkëpunëtorët

Dorëzimi i mandatit në Ministrinë e Bujqësisë: Peci falënderon Kurtin dhe bashkëpunëtorët

Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë

Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë

Anulohet procesi i rekrutimit të prokurorëve

Anulohet procesi i rekrutimit të prokurorëve

Pavarësisht kundërshtimeve, BE shtyn përpara kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në bllok

Pavarësisht kundërshtimeve, BE shtyn përpara kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në bllok

Qeverisa e Bullgarisë jep dorëheqje pas protestave masive

Qeverisa e Bullgarisë jep dorëheqje pas protestave masive

Venezuela e quan “akt piraterie” kapjen e një cisterne nafte nga forcat amerikane në ujërat e saj

Venezuela e quan “akt piraterie” kapjen e një cisterne nafte nga forcat amerikane në ujërat e saj

Dugolli: Mbi 50% për VV-në, s’do të presim teket e partive për formimin e qeverisë

Dugolli: Mbi 50% për VV-në, s’do të presim teket e partive për formimin e qeverisë

Dorëzimi i mandatit në Ministrinë e Bujqësisë: Peci falënderon Kurtin dhe bashkëpunëtorët

Dorëzimi i mandatit në Ministrinë e Bujqësisë: Peci falënderon Kurtin dhe bashkëpunëtorët

Vazhdon shfuqizimi i sanksioneve amerikane ndaj Sirisë

Vazhdon shfuqizimi i sanksioneve amerikane ndaj Sirisë

Gjyqtarë finlandezë për ndeshjen e Dritës në Irlandë

Drita publikon formacionin ndaj Az Alkmaarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën