TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

“Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare” është raporti që ka publikuar Instituti i Kosovës për Drejtësi, të cilët thonë se deri më tani qeveria aktuale ka demonstruar një qasje të kundërt me parimet e qeverisjes së mirë në rastet e shumë dyshimeve për korrupsion të plasuara në publik, ndaj zyrtarëve publikë.

“Raporti sqaron se “Qeverisja anti-korrupsion” tërheq pas vetës nevojën që Qeveria në mënyrë proaktive të promovojë dhe të marrë masa për parandalimin e korrupsionit. Kjo, përfshinë raportimin e rasteve të korrupsionit, bashkëpunimin dhe institucionet e sistemit të drejtësisë në rastet e dyshimeve për korrupsion dhe dhënien e përgjegjësisë publike, për aq sa nuk dëmtohet procesi i hetimeve, në rastet kur në publik ngriten dyshime për korrupsion. Ndërkaq, thekson se deri më tani qeveria aktuale ka demonstruar një qasje të kundërt me parimet e qeverisjes së mirë në rastet e shumë dyshimeve për korrupsion të plasuara në publik, ndaj zyrtarëve publikë. Në vend që të promovojë transparencën dhe të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë, Qeveria shpesh ka mbrojtur personat e dyshuar, duke vënë në pikëpyetje punën e institucioneve hetimore dhe duke sulmuar organet e ndjekjes”, thotë IKD-ja.

Tutje, ky institut thotë se mungesa e llogaridhënies publike për dyshimet e paraqitura në publik për skandale të ndryshme ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë.

“Në vend që të ofrohen sqarime të plota dhe transparente për publikun, institucionet shpesh kanë injoruar akuzat ose kanë mbrojtur zyrtarët e përfshirë, duke mos demonstruar llogaridhënie adekuate publike. Raporti paraqet një përmbledhje të dyshimeve të plasuara në publik për skandale qeveritare. Të gjitha rastet e përfshira bazohen vetëm në raportimet mediale, përkitazi me rastet që përmbledhë dhe materialet e publikuara në këto raportime”, thotë IKD-ja për raportin publikuar.

Kanë treguar se Raporti përmbledhë një numër rastesh të raportuara me interes të lartë publik, e që lidhen me sektorë të ndryshëm qeveritarë.

“Përmbledhja e këtyre rasteve, elaborohet në kontekst të llogaridhënies, si element krucial i Qeverisjes së Mirë, gjithherë duke pasur parasysh parimin e e prezumimit të pafajësisë. Raporti përmbledhë një numër rastesh të raportuara me interes të lartë publik, e që lidhen me sektorë të ndryshëm qeveritarë, si energjia, prokurimi publik, rezervat shtetërore, diplomacia, administrata publike, kultura, bujqësia dhe infrastruktura. Në mesin e këtyre rasteve përfshihen dyshimet tashmë të njohura në publik për keqpërdorime në fushën e tregut të energjisë, kontratat një burimore, dyshimet mbi keqpërdorimet me rezervat shtetërore, dyshimet për ndërhyrje politike në KEK, dyshimet për punësime politike në ndërmarrjet publike, ndarjet kontestuese të subvencioneve dhe fondeve si dhe raste ku ngritën dyshime për konflikt të interesit në projekte të mëdha infrastrukturore”, thotë Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Tags: “Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare”IKDTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

Trump premton ndërhyrje pas rikthimit të përleshjeve mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen gjashtë ndeshje interesante

Duele në forta në 1/8 e Kupës së Kosovës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën