TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Shpikja që lindi në pandemi”, çfarë fshihet pas ventilatorit revolucionar të UP-së?

by teve1
12 muaj ago
0
A A
“Shpikja që lindi në pandemi”, çfarë fshihet pas ventilatorit revolucionar të UP-së?

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, prof. Arbnor Pajaziti, ka marrë zyrtarisht patentën për shpikjen e tij inovative “Ventilatori Mekanik me Lidhje Rivepruese të Rregullimit”, të miratuar nga Agjencia për Pronësi Industriale e Republikës së Kosovës.

Shpikja, e cila është patentuar deri më 2 shkurt 2044, përfaqëson një pajisje të avancuar me potencial të gjerë përdorimi në mjekësi, industri dhe fushën e mekatronikës, duke ofruar kontroll të sofistikuar të proceseve të ventilimit.

Në procesin e zhvillimit të pajisjes ka kontribuar edhe Petrit Abdyli, inxhinier dhe i diplomuar në nivel master në të njëjtin fakultet, duke luajtur një rol të rëndësishëm në finalizimin e projektit.

Sipas UP-së, ideja për këtë ventilator mekanik kishte lindur gjatë pandemisë Covid-19, në kohën kur mësimi zhvillohej online dhe ekzistonte mungesë e theksuar e pajisjeve të tilla.

Projekti u financua nga Bashkimi Evropian dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Ventilatori i patentuar konsiderohet një shembull i fuqisë inovative të universitetit publik në Kosovë, duke dëshmuar se institucionet akademike të vendit janë në hap me trendet moderne të teknologjisë dhe kërkimit shkencor.

UP-ja vlerësoi patentimin si një arritje të rëndësishme, që nxit kreativitetin, zhvillimin shkencor dhe potencialisht hap rrugë për aplikime praktike në sektorë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt

Musk hedh një tjetër hap në kompaninë e tij, SpaceX blen gjigantin e kodimit me Inteligjencë Artificiale

Musk premton 2 aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Ndalimi i telefonave në shkolla sjell përmirësime në rezultatet e nxënësve, zbulon studimi i Harvardit

Ndalimi i telefonave në shkolla sjell përmirësime në rezultatet e nxënësve, zbulon studimi i Harvardit

Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa bëjnë simbolin e shqiponjës

Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa bëjnë simbolin e shqiponjës

Maqedonci ndan Medaljen “Shërbim i Shquar” për Bashkim Jasharin

Maqedonci ndan Medaljen “Shërbim i Shquar” për Bashkim Jasharin

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Detaje të reja për kapjen e 136 kg drogë, veç tre të arrestuarve një në arrati

Detaje të reja për kapjen e 136 kg drogë, veç tre të arrestuarve një në arrati

Korça: Ligji për ish-krerët e UÇK-së duhej të analizohej më mirë

Korça: Ligji për ish-krerët e UÇK-së duhej të analizohej më mirë

Hoxha: PDK-së është dashur t’i njihet merita për Ligjin e ri, përplasjet politike po e dëmtojnë mbrojtjen në Hagë

Hoxha: PDK-së është dashur t’i njihet merita për Ligjin e ri, përplasjet politike po e dëmtojnë mbrojtjen në Hagë

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën