TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nesër nis gjykimi për rastin e rezervave shtetërore

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Nesër, më 10 dhjetor do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rezervat shtetërore, ku në cilësinë e të akuzuarës është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Seanca gjyqësore do të nisë nga ora 09:30, ndërsa Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor.

Ndryshe, Më 11 nëntor, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se dorëzoi aktakuzë ndaj Hajdarit nën dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Prokuroria tha se Hajdari, dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.

Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të tyre, sipas Prokurorisë Speciale.

Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.

Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.

Ndërsa i akuzuari i katërt, R.M., dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.Hajdari e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore.

“Çdo pretendim i Prokurorisë Speciale nuk qëndron dhe vetëm afirmon tendencën politike të kësaj prokurorie ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim tjetër është pohim në dobi politike që është i palejueshëm dhe i pamoralshëm duke marrë parasysh periudhën ku ndodheshim ne më 2022”, tha Hajdari në një konferencë për media më 14 nëntor.

Ajo insistoi se nuk do të japë dorëheqje për shkak të kësaj aktakuze.

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm shtetit rreth 3 milionë euro

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas Haxhiut, Costa zhvillon takim edhe me Kurtin

Pas Haxhiut, Costa zhvillon takim edhe me Kurtin

Costa nis vizitën në Kosovë, takohet me Haxhiun

Costa nis vizitën në Kosovë, takohet me Haxhiun

INSIG e Kosova e Re me miliona euro borxh për pagesa të policave të sigurimit

Rama: Nuk do të ketë tarifa për hyrjet në Prishtinë nëse Qeveria zhbllokon fondet për Unazën e Kryeqytetit

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për aksident me fatalitet

Pas Haxhiut, Costa zhvillon takim edhe me Kurtin

Pas Haxhiut, Costa zhvillon takim edhe me Kurtin

Intervistohet pronari i lokalit, dyshohet për manipulim të provave në incidentin në Skenderaj ku ishte i përfshirë Sami Lushtaku

Intervistohet pronari i lokalit, dyshohet për manipulim të provave në incidentin në Skenderaj ku ishte i përfshirë Sami Lushtaku

Costa nis vizitën në Kosovë, takohet me Haxhiun

Costa nis vizitën në Kosovë, takohet me Haxhiun

INSIG e Kosova e Re me miliona euro borxh për pagesa të policave të sigurimit

Rama: Nuk do të ketë tarifa për hyrjet në Prishtinë nëse Qeveria zhbllokon fondet për Unazën e Kryeqytetit

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për aksident me fatalitet

Katër persona rrahen mes vete për pronë në Klinë

Tre shtetas indianë hynë në Kosovës ilegalisht, arrestohen dy persona për trafikim me migrantë

Shqipëria humbi 28 mijë e 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria humbi 28 mijë e 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën