TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Basha mirëpret nxënësit që përfaqësuan Kosovën në Dubai

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Basha mirëpret nxënësit që përfaqësuan Kosovën në Dubai

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka mirëpritur sot në Kuvend 21 nxënësit e Brainobrain Kosova, të cilët përfaqësuan me shumë sukses vendin tonë në 15th Brainobrain International Competition të mbajtur në Dubai.

Sipas Kuvendit, fëmijët ishin të shoqëruar nga Adella Gjini Rodiqi, drejtoreshë e mësimit, dhe Vlera Matoshi Shala, koordinatore në Brainobrain Kosova, si dhe nga disa prindër.

Në këtë garë morën pjesë 1,810 nxënës nga 16 shtete, ndërsa ekipi i Kosovës u rikthye me rezultate të jashtëzakonshme, duke marrë 12 trofe të vendit të parë, 7 trofe të vendit të dytë dhe 2 trofe të vendit të tretë.

Duke u uruar mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Basha përgëzoi nxënësit për suksesin e merituar dhe i inkurajoi të vazhdojnë rrugën e shkëlqyeshme që ata po ndjekin.

“Talenti juaj, së bashku me përgatitjen profesionale nga instruktorë të licencuar të Brainobrain Kosova, dëshmon se rezultatet e jashtëzakonshme arrihen kur punës dhe përkushtimit i bashkohet metoda cilësore”, theksoi kryetari Basha. Kryetari i Kuvendit shtoi se fëmijët janë pasuria më e madhe që kemi si prindër dhe si vend, prandaj ata duhet të jenë gjithmonë prioriteti ynë në çdo hap, në arsim, investime dhe kujdes që u dedikohet çdo ditë. Këta nxënës të moshave 6-14 vjeç, që vijnë nga shkolla të ndryshme të Kosovës, garuan në një sërë sfidash që testojnë aftësi të avancuara kognitive në aritmetikë mendore me abakus, zgjidhje të shpejtë të ushtrimeve matematikore, përqendrim, memorizim, mendim logjik e kreativitet”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./teve1.info/

Tags: Dimal BashaDubaiKosovanxenesitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza e pret Lladrovcin në selinë e PDK-së, flasin për mobilizim e maksimizim të votës në Drenas

Hamza e pret Lladrovcin në selinë e PDK-së, flasin për mobilizim e maksimizim të votës në Drenas

Krasniqi: Kryetarët e komunave veriore i kanë të vendosur flamurin dhe fotografinë e Presidentes së Kosovës në zyra

Krasniqi: Kryetarët e komunave veriore i kanë të vendosur flamurin dhe fotografinë e Presidentes së Kosovës në zyra

Radoniqi takon zyrtarin e DASh-it, e njofton për përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme

Radoniqi takon zyrtarin e DASh-it, e njofton për përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme

Aeroplani ushtarak gjerman nuk arrin të aterojë në Prishtinë, devijon rrugën për në Shkup

Aeroplani ushtarak gjerman nuk arrin të aterojë në Prishtinë, devijon rrugën për në Shkup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën