TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dëshmitari i parë në rastin e Nagip Krasniqit tregon si u tregtua energjia nga KEK

by teve1
2 orë ago
2
A A
Dëshmitari i parë në rastin e Nagip Krasniqit tregon si u tregtua energjia nga KEK

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar dëgjimi i dëshmitarit, Edmond Nulleshi në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dëshmitari Edmond Nulleshi po dëshmon në cilësinë e këshilltarit të drejtorit ekzekutiv të shërbimeve të KEK-ut, gjatë vitit 2022 dhe vitit 2023.

Ai tha para trupit gjykues, tha se detyrat e tij kanë qenë mbikëqyrja dhe menaxhimi i njësive të këtij divizioni.

“Përkohësisht me kërkesë dhe autorizim të drejtorit operativ dhe kryeshefit ekzekutiv, për një periudhë të caktuar kam mbuluar edhe detyrat e drejtorit operativ sa i përket menaxhimit të kapaciteteve, dhe shitblerjes së energjisë elektrike. Për shkak që drejtori operativ gjatë kësaj periudhe për marrë detyra shtesë të prodhimit të qymyrit, më është dhënë kjo detyrë përkohësisht përveç detyrave të tjera”, ka thënë ai gjatë dëshmisë së tij.

Gjatë periudhës së ka qenë ai i angazhuar, i pyetur nga prokurori special Dren Paca, dëshmitari ka treguar se si është zhvilluar procesi i tregtimit të energjisë elektrike.

“Procesi i tregtimit zhvillohej sipas ankandeve dhe kurdo që kishte nevojë të importohej energjia elektrike, kryesisht gjatë periudhave kur ndonjë njësi kishte rënë nga prodhimi në mënyrë të pa planifikuar. Tregtimi zhvillohej përmes ankandeve, me ç’rast kurdo herë që kishte nevojë të zhvillohej tregtimi, ftesa ju dërgohej të gjitha palëve që kishin nënshkruar kontratë gjenerale, bazuar në formën e përcaktuar nga Federata Evropiane e Tregtare të Energjisë”, tha ai.

Me tej, ai gjatë dëshmisë së tij tregoi se në kohën kur kishte marrë detyrën, këto kontrata ishin të nënshkruar. Por që më pas kishte kuptuar se KEK nuk kishte kërkuar licencim nga ZRRE për t’i përfshirë këto palë në proces të tregtimit.

“Në ndërkohë pasi u paraqit kjo çështje e licencimit, kam kuptuar që nga periudha kur kishte filluar periudha e ankandeve, KEK nuk kërkonte licencim nga ZRRE për t’i përshirë këto palë në proces të tregtimit. Pastaj kam kuptuar për më tepër, që edhe palët tjerë që tregtonin në Kosovë, duke përfshirë KESCO, KEDS, të cilët e bënin shumicën e tregtimit në Kosovë, as këto kompani nuk kërkonin licenca nga ZRRE për tregtim”, tha ai.

Dëshmitari Edmond Nulleshi tha se baza ligjore për licencim ka ekzistuar edhe më herët.

“Me sa kam njohuri, ligji në të cilin është thirrur ZRRE, ka hyrë në fuqi në vitin 2016, gjithashtu edhe procedurat e tregtimit të aprovuar nga ZRRE ka hyrë ne fuqi në vitin 2018. Po i bie që baza ligjore ka ekzistuar si në vitin 2022”, u shpreh ai.

Gjatë seancës së sotme, ai tha se “në bazë të rregulltave KEK e njoftonte ZRRE-n me shkrim me informata rreth procesit të tregtimeve që ishte duke zhvilluar”.

Ai tha se ka pasur shkresa e komunikime me ZRRE-në.

Prokurori special e ka pyetur dëshmitarin se kush i përgatiste këto interpretime nga ana e KEK-ut., për çka tha se kishte kërkuar sqarime nga ana e zyrës së tarifave dhe zyrës ligjore brenda korporatës.

“Pasi që kam pushuar këtë funksion, kam informatë se ZRRE-në se kishte dërguar në nëntor të citit 2022 draft raportin e monitorimit, në ketë raport ishte shkelja që KEK po bënte për palët që deklaronte se ishin me shkelje ligjore. Me këtë raport, kryeshefi ekzekutiv e formon një grup punues cili do t’i shqyrtonte dhe do t’i përgjigjej të gjitha pika e të këtij raporti, dhe unë kam qenë pjesë e grupit”, theksoi ai.

Seanca është ndërprerë për pauzë dhe do të vazhdojë në orën 13:00.

Dëshmitari ka folur për përgjigjen që ishte përgatitur nga grupi punues i KEK-ut dhe veprimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pasi pranoi përgjigjet e KEK-ut.

“Nuk e di konkretisht pasi që nuk kam qenë pjesë të këtyre proceseve, por me sa kam dëgjuar ZRRE prapë është përgjigjur në përgjigjet e KEK-ut, ka lëshuar raportin përfundimtar ku i ka konstatuar shkeljet e KEK-ut dhe përfundimisht ka lëshuar edhe një dënim për KEK-un bazuar në këto lëshime qe ata i kanë konstatuar, por këto detaje nuk i di”, ka thënë ai.

Dëshmitari para trupit gjykues ka thënë se nuk ka njohuri nëse kompanitë KESCO, KEDS e KOSTT janë gjobitur për tregtim të energjisë elektrike me kompani të palicencuara.

“Prokurori special: A jeni në dijeni se këto [KESCO, KEDS, KOSTT] kompani në momentin qe kishin marrë rekomandimin nga ZRRE për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me operatorë të pa licencuar, të njëjtat për dallim nga KEK e kishin respektuar atë vendim? Nulleshi: Jam në dijeni që të gjitha këto kompani e kanë ndërprerë tregtimin me kompaninë HSE por nuk jam në dijeni rreth afateve kohore dhe a janë përgjigjur menjëherë rekomandimeve nga ZRRE”, ka thënë ai.

Pas përfundimit të pyetjeve të prokurorit special, është vijuar me ato të mbrojtësit të të akuzuarit, Nagip Krasniqi.

Dëshmitari Edmond Nulleshi tha se gjatë kohës sa ka qenë ai, nuk ka subvencionuar energjinë elektrike Qeveria e Kosovës.

Në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Edmond Nulleshi ka dëshmuar në cilësinë e këshilltarit të drejtorit ekzekutiv të shërbimeve të KEK-ut gjatë vitit 2022 dhe vitit 2023.

Ai para trupit gjykues tha se detyrat e tij kanë qenë mbikëqyrja dhe menaxhimi i njësive të këtij divizioni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Shkarkohen drejtorët komunalë në veri, Lista Serbe publikon foto pa simbolet e Kosovës

Shkarkohen drejtorët komunalë në veri, Lista Serbe publikon foto pa simbolet e Kosovës

Orav përshëndet dorëzimin e pushtetit pa probleme në veri

Orav përshëndet dorëzimin e pushtetit pa probleme në veri

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

KEK-u thotë se nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Shkarkohen drejtorët komunalë në veri, Lista Serbe publikon foto pa simbolet e Kosovës

Shkarkohen drejtorët komunalë në veri, Lista Serbe publikon foto pa simbolet e Kosovës

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump akuzon Zelenskyn se nuk e ka lexuar propozimin e tij për paqe

Orav përshëndet dorëzimin e pushtetit pa probleme në veri

Orav përshëndet dorëzimin e pushtetit pa probleme në veri

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

KEK-u thotë se nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike

KQZ-ja miraton dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja miraton dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Liverpooli pa sulmuesin Salah kundër Interit

Liverpooli pa sulmuesin Salah kundër Interit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën