TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit

by teve1
2 orë ago
0
A A
Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) dhe Forumi Konsultativ me Shoqërinë Civile, në shënim të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kanë kërkuar rikthim të fokusit në integritetin institucional, forcim të llogaridhënies dhe eliminim të praktikave korruptive në sektorin publik.

Drejtori i APK, Yll Buleshkaj në hapje të ngjarjes, tha se integriteti duhet të jetë detyrim i secilit institucion dhe se sinjalizuesit mbeten një shtyllë thelbësore në identifikimin e shkeljeve.

“Nuk besojmë se ka mekanizëm më të rëndësishëm se sinjalizimi, duke përfshirë sinjalizimin e brendshëm apo të jashtëm por edhe publik. Është angazhim i qartë i agjencisë, po besoj edhe i publikut që integriteti nuk është opsional, është detyrë e jona. Ne si agjenci do të vazhdojmë që të jemi të paanshëm, të vendosur dhe profesional në secilin vendim. Do të vazhdojmë që të insistojmë në përgjegjshmëri të zyrtareve publik dhe transparencë, ku korrupsioni nuk tolerohet, as në raste të mëdha e as në të vogla. Por, agjencia nuk mund të kryje këtë punë vet në qoftë se nuk bashkëpunon me gjithë ju”, ka thënë Buleshkaj.

Udhëheqësi i divizionit për integritet dhe strategji në APK, Burim Sadiku prezantoi raportin e monitorimit të planeve të integritetit në institucionet publike, duke theksuar nevojën për cilësi më të lartë të raporteve.

“Sot e kemi një rezultat që d.m.th. prej gjitha institucioneve, prej 140 institucioneve, kemi 125 institucione të cilat kanë plane të integritetit, por kjo çështje mund të ngritët më shumë…Shpresojmë në të ardhmen që çështja e indeksit të integritet në komuna në të zgjerohet dhe t’i aplikojnë të gjitha institucionet publike, për arsyeje se aty shohim cilësinë e raporteve publike…Sfida e parë është në njësinë e rreziqeve reale, kjo nuk vlen për të gjitha institucionet. Në njësinë e rreziqeve reale, sidomos në prokurim dhe burime njerëzore është mungesa e të dhënave që bënë njësia e rrezikut më shumë perceptim sesa analizë. Qasja formale, fatkeqësisht, sot kjo është më shumë për disa komuna kanë shkuar me një shabllon dhe pas monitorimit kemi pa se është njëfarë vlerësimi formal jopermbajtesor, por me rekomandimet tona, ato i kanë përditësuar…Fusha me rrezik të lartë vazhdon me qenë mbi bazën e analizave tona prokurimi publik, burimet njerëzore, menaxhimi i aseteve publike dhe institucionet që s’japin leje dhe licenca ”, ka thënë Sadiku.

Profesori universitar, Bekim Baliqi foli për sfidat e implementimit të rregulloreve dhe planeve të integritetit, duke theksuar se mungesa e burimeve e vështirëson zbatimin real të tyre.

“Si shumëçka në këtë vend, një strategji, një rregullore, shpeshherë ato mbesin si dokumente formale, për mungesa të ndryshme, njëra prej tyre janë zakonisht burimet njerëzore, që lidhen me burimet financiare. Gjithashtu mendoj që këto burime bëjnë shpeshherë që këto plane të mbesin për t’u raportu”, ka thënë Baliqi.

Po ashtu, Javën Kundër Korrupsionit 2025, koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), e kanë nis me grevë njëditore si formë proteste kundër korrupsionit dhe kundër politikave që po e paralizojnë funksionimin e shtetit

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zvicra mohon se po hap tregun e punës për mijëra punëtorë të huaj

Zvicra mohon se po hap tregun e punës për mijëra punëtorë të huaj

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

Vitia thotë se janë siguruar katër pajisje në vlerës gjysmë milioni euro për QKUK-në dhe dy spitale rajonale

Vitia thotë se janë siguruar katër pajisje në vlerës gjysmë milioni euro për QKUK-në dhe dy spitale rajonale

Dëshmitari i parë në rastin e Nagip Krasniqit tregon si u tregtua energjia nga KEK

Dëshmitari i parë në rastin e Nagip Krasniqit tregon si u tregtua energjia nga KEK

Liverpooli pa sulmuesin Salah kundër Interit

Liverpooli pa sulmuesin Salah kundër Interit

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Jericole Hellems shpallet “MVP”

Jericole Hellems shpallet “MVP”

Zvicra mohon se po hap tregun e punës për mijëra punëtorë të huaj

Zvicra mohon se po hap tregun e punës për mijëra punëtorë të huaj

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

Zelensky në Londër për takime me aleatët evropianë

Zelensky në Londër për takime me aleatët evropianë

Vitia thotë se janë siguruar katër pajisje në vlerës gjysmë milioni euro për QKUK-në dhe dy spitale rajonale

Vitia thotë se janë siguruar katër pajisje në vlerës gjysmë milioni euro për QKUK-në dhe dy spitale rajonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën