TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Politika në Kosovë nuk po e prodhon politikanin por figura atraktive për syrin e kamerës, niveli i serioziteti politik po bie

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Politika në Kosovë nuk po e prodhon politikanin por figura atraktive për syrin e kamerës, niveli i serioziteti politik po bie
Autori: Albinot Maloku
Në një kohë kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për qartësi politike, për përgjegjësi demokratike dhe për orientim strategjik, skena jonë politike e publike po rrëshqet gjithnjë e më thellë drejt një komunikimi të ashpër, agresiv dhe tërësisht joproduktiv. Përdorimi i kësaj gjuhe nuk është më episodik, ai po shndërrohet në normë, në spektakël dhe, për ironi të hidhur, në valutë të vëmendjes publike.
Modeli i një gjuhe agresive, ofenduese e të pa përshtatshme për politikanin e nga politikani ka kohë që po merr premisa shqetësuese. Këtij fenomeni të komunikimit të ulët po i kontribuojnë palët pandalshëm. Në vazhdimësi kam tërhequr vërejtjen për këtë gjuhë komunikimi në skenën tonë politike e cila është e denushme katërcipërisht dhe pafalshme skajshmërisht. Qytetari jonë nuk e meriton këtë fenomen ativlerorë. Politika në Kosovë ka kohë që ka filluar të prodhojë jo politikanin serioz por figurën që i ofron pikanteri shfaqjeve që i nxjerr syri i kamerës si atraksion për publikun e jo si përgjegjësi ndaj qytetarit e Republikës!
Në të vërtetë, kjo qasje bie ndesh me vetë parimet themelore të dialogut demokratik. Siç ka thënë dikur Mahatma Gandhi, “Gjuha e ashpër është një formë e dhunës.” Edhe kur nuk vjen në formë fizike, ajo lë plagë reale në besimin e qytetarëve, në cilësinë e debatit dhe në funksionimin e institucioneve.
Në Kosovë, përplasjet verbale, etiketimet, ironitë denigruese dhe gjuha e trupit që imiton konfliktin shpesh marrin më shumë hapësirë se çdo diskutim serioz mbi politikat publike. Ky është një degradim i qëllimshëm. Siç e përkujton edhe George Orwell, “Gjuha politike është projektuar për ta bërë gënjeshtrën të duket e vërtetë dhe brutalitetin të duket i respektueshëm.” Kur politikanët e shndërrojnë gjuhën në armë, qytetarët mbeten viktimat e para.
Mediat, në shumë raste, e amplifikojnë këtë fenomen duke ndjekur logjikën e spektaklit. Nguliten te përplasjet, jo te përmbajtja; te nxehtësia e tonit, jo te ftohtësia e argumentit. Dhe kështu, sipas thënies së Hannah Arendt, “Kur politika bëhet teatër, publiku humbet aftësinë për të dalluar realitetin nga loja.”
Por ky realitet nuk duhet normalizuar. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të kërkojnë që politikanët e tyre të flasin me dinjitet, me maturi dhe me përgjegjësi. Ka kohë që është e qartë se gjuha agresive e ofenduese nuk është shenjë force politike, por shenjë dobësie, mungese vizioni dhe paaftësie për dialog. Martin Luther King Jr. kujtonte: “Ne nuk mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë me gjuhë që shkatërron.”
Për këtë arsye, është urgjente që partitë politike, zyrtarët publikë dhe vetë mediat të ndërmarrin një kthesë të vetëdijshme. Denoncimi i gjuhës ofenduese nuk duhet të jetë formalitet, por standard. Përplasjet mund të sjellin klikime, por nuk sjellin stabilitet. Fyerjet mund të tërheqin vëmendje, por nuk ndërtojnë institucione.
Në një demokraci, gjuha nuk është thjesht mjet komunikimi por themel i kulturës politike. Dhe nëse ky themel dëmtohet, dëmtohet edhe vetë shteti.
Kosova meriton më shumë. Qytetarët meritojnë debat, jo duel; argument, jo arrogancë; përgjegjësi, jo spektakël. Siç thotë edhe Václav Havel, “Fjala e folur ka peshë vetëm kur mban përgjegjësi.” Është koha që politika dhe mediat tona t’i rikthehen pikërisht kësaj peshe.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fashizmi ishte arma e Vuçiqit

Fashizmi ishte arma e Vuçiqit

Daçiqi bën thirrje për dhunë, kush duhet të reagojë?

“Lëvizja e Deçanit” po mashtron, sepse Katolicizmi nuk është Shqiptarizëm!

Presidenti serb e quajti skenar të Kurtit sulmin në Varagë, Vllasi: Vuçiq, gënjeshtar po mos t’i bëjnë shoqëri këta tanët

E kujtojmë nëntorin 1988!

Bajraktari: Anëtarësimi në KiE, forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

UÇK-ja sui generis!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën