TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas takimit në Moskë, SHBA-ja pret delegacionin ukrainas në Miami për bisedimet e paqes

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Pas takimit në Moskë, SHBA-ja pret delegacionin ukrainas në Miami për bisedimet e paqes

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të takohet me kreun e këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, për bisedime në Miami të enjten, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë, raporton Guardian.

Witkoff kaloi pothuajse pesë orë me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë të martën, bisedime të cilat Trump i quajti “mjaft të mira” porse ishte shumë herët të flitet për rezultate konkrete.

Kurse, Putini më vonë tha se arritja e një konsensusi nuk do të ishte një “detyrë e lehtë”, duke theksuar kërkesën e përsëritur të Moskës që trupat ukrainase të tërhiqen nga rajoni i Donbasit – një zonë e pushtuar nga forcat ruse.

Të enjten, media shtetërore ruse raportoi se Putini tha: “Gjithçka varet nga kjo. Ose i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore dhe do të ndalojnë së luftuari atje.”

Bisedimet SHBA-Rusi në Kremlin pasuan disa ditë takimesh të SHBA-së me udhëheqës ukrainas dhe evropianë, të cilët diskutuan mbi draftin e marrëveshjes së propozuar nga pala amerikane, që gjerësisht cilësohej se anonte nga kërkesat e Rusisë.

Kievi dhe partnerët e tij evropianë besojnë se, edhe në rast të një marrëveshjeje paqeje, mënyra më efektive për të penguar Rusinë të sulmojë përsëri në të ardhmen do të ishte t’i jepej Ukrainës anëtarësimi në NATO.

Rusia është kategorikisht kundër një propozimi të tillë, dhe edhe Trump ka sinjalizuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta lejojë Kievin të anëtarësohet në aleancë.

Sipas Kremlinit, perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte një “çështje kyçe” që u trajtua në Moskë të mërkurën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Akuzat për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, policia hedh poshtë pretendimet e Netanyahut

Akuzat për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, policia hedh poshtë pretendimet e Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, me gati 90 për qind të votave të numëruara

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, me gati 90 për qind të votave të numëruara

Hegseth shkarkon strategun më të lartë ushtarak të Pentagonit, ndërsa shqyrtohen sulme të reja ndaj Iranit

Hegseth shkarkon strategun më të lartë ushtarak të Pentagonit, ndërsa shqyrtohen sulme të reja ndaj Iranit

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, miratohen projektligjet mes tymit dhe flakadanëve

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, miratohen projektligjet mes tymit dhe flakadanëve

Konjufca: Diaspora në Gjermani, urë për investime dhe bashkëpunim

Konjufca: Diaspora në Gjermani, urë për investime dhe bashkëpunim

KPK-ja formon panel hetimor dhe miraton suspendimin e kryeprokurores dhe prokurores në rastin e Arlinda Zekajt

KPK-ja formon panel hetimor dhe miraton suspendimin e kryeprokurores dhe prokurores në rastin e Arlinda Zekajt

Studiuesit kosovarë në Kongresin e 20-të të Historisë Turke në Ankara

Studiuesit kosovarë në Kongresin e 20-të të Historisë Turke në Ankara

Themelohet komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Themelohet komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Ambasada amerikane: Mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës

Ambasada amerikane: Mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës

Dellova mungon tek Amedspori ndaj Eyupsporit

Dellova mungon tek Amedspori ndaj Eyupsporit

Valbona Disha-Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë

Valbona Disha-Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën