TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjithçka që duhet të dini për shortin e Botërorit 2026

by tëvë1
23 minuta ago
0
A A
Gjithçka që duhet të dini për shortin e Botërorit 2026

Shorti i fazës së grupeve për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet të premten në Qendrën Kennedy në Uashington, duke nisur nga ora 18:00 me kohën tonë lokale. Në ceremoninë e madhe pritet të marrë pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Fillimisht do të shortohen ekipet e Vazos 1 dhe tre vendet pritëse – Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja – i kanë tashmë pozicionet e tyre në grupet A, B dhe C. Pasi të shpërndahen vendet e mbetura të Vazos 1, procedura vazhdon me Vazot 2, 3 dhe 4 deri sa të plotësohen të gjitha grupet. Zvicra ndodhet në Vazon 2 falë renditjes aktuale në FIFA. Në Vazon 4 janë edhe përfaqësuesit që do të dalin nga playoff-et.

Ky Botëror ka edhe një risi: skuadrat më të larta në renditje – Spanja dhe Argjentina – do të vendosen në rrugë të ndryshme të fazës me eliminim direkt. E njëjta gjë vlen për Francën dhe Anglinë. Nëse të gjitha fitojnë grupet e tyre, nuk mund të takohen mes vete deri në finale.
Rregulli i vetëm i kufizimit është që në një grup nuk mund të ketë më shumë se një ekip nga e njëjta konfederatë, me përjashtim të UEFA-s, e cila mund të ketë deri në dy ekipe për grup. Ndërkohë, Zvicra nuk mund të jetë në ndeshjen hapëse, pasi ajo i takon automatikisht një ekipi nga Vazo 3. Meksika do ta luajë këtë duel më 11 qershor 2026 në stadiumin Azteca.

Orari përfundimtar i ndeshjeve, me stadiumet dhe orët e fillimit, do të publikohet të shtunën në orën 18:00. Për shkak të distancave të mëdha mes qyteteve pritëse, FIFA do ta përcaktojë kalendarin vetëm pasi të përfundojë shorti.

Ceremoninë e shortit do ta drejtojnë tre emra të njohur të skenës amerikane: Heidi Klum, Kevin Hart dhe Danny Ramirez, të cilët do të prezantojnë eventin e madh para miliona shikuesve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peshëngritje, Shqipëria me medalje në Kampionatin Ballkanik

Peshëngritje, Shqipëria me medalje në Kampionatin Ballkanik

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala rikthehet në stërvitje te Roma

“E dua këtu”, Hansi Flick ia mbyll derën largimit yllit të Barcelonës

Barcelonës i kthehen në stërvitje dy futbollistë

Favoritët avancojnë tutje në Kupën e Kosovës

Goditje për Realin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Goditje për Realin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Kosova ëndërron Botërorin, duke nisur nga ndeshja me Slloveninë

Ish-lojtari i Juventusit “ngre” në piedestal Zhegrovën: Ka veprime prej “ylli” të madh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën