Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Ditën e Forcës, duke vlerësuar rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mbrojtjen e vendit dhe në garantimin e sigurisë.
Përmes një mesazhi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se FSK-ja përfaqëson besimin se Kosova qëndron e fortë dhe e përgatitur.
“Sot është dita kur urojmë me krenari Forcën që mbron shtëpinë tonë të përbashkët. FSK-ja është besimi ynë se Kosova jonë qëndron e fortë dhe e përgatitur. Çdo ushtare e çdo ushtar është shembulli më i pastër i përkushtimit ndaj atdheut. Me ju, ecim më të sigurt drejt së ardhmes. Urime Dita e Forcës, ushtarë”, ka shkruar Krasniqi.







