Lëvizjes Vetëvendosje e ka nominuar kreun e partisë, Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Me shumicë votash dhe pa kundërkandidat Këshilli i Përgjithshëm ka aprovuar kandidaturën.
Në fjalën e tij para nomimit, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e përshkroi Kurtin si liderin më të suksesshëm të Republikës dhe si figurën më merituese për udhëheqjen e partisë.
Konjufca shtoi se vendimi i partisë reflekton besnikërinë ndaj pritjeve të qytetarëve dhe theksoi se vullneti i popullit nuk mund të bllokohet nga kundërshtarët politikë.
“Unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë tonë parlamentare, më meritorin në udhëheqejen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin vërtetë të transformimit social dhe demokratik të Kosovës, kryeministrin më të suksesshëm të Republikës sonë, Albin Kurti. Duke e propozuar atë për kryeministër ne të gjithë më së miri I qëndrojmë besnik plotësissht pritjeve të qytetarëve tonë E sa I përket kundërshtarëve politikë vetëm një gjë ata nuk mund ta bllokojnë dhe ajo është vullneti I popullit dhe këtë gjë më së miri do ta kuptojnë me 28 dhjetor”, tha Konjufca.







