TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

by TËVË 1
9 muaj ago
1
A A
Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës edhe sot vazhdojnë grevën dyorëshe për shkak të mosmarrjes së pagave.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, SPERTK, Gëzim Bimbashi, ka deklaruar sot se greva e punëtorëve ka hyrë në ditën e tretë, ndërsa ende nuk ka pasur asnjë reagim apo sinjal nga Qeveria e Kosovës për zgjidhjen e situatës.

Bimbashi tha se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe adresimeve të shumta, institucionet nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë. Ai u shpreh i habitur se si Qeveria arrin të gjejë zgjidhje dhe mjete financiare për çështje të tjera, përfshirë zgjedhjet, por jo për RTK-në, edhe pse transmetuesi publik ka buxhet të ndarë.

Ai theksoi se një nismë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, do të mjaftonte për të proceduar mjetet e nevojshme për RTK-në. Sipas tij, situata është rënduar aq shumë sa rreth gjysma e punëtorëve rrezikojnë të mos paraqiten më në punë, pasi nuk po paguhen për punën e tyre.

Bimbashi përsëriti thirrjen drejtuar Qeverisë Kurti që të gjejë zgjidhje sa nuk është bërë vonë. Ai theksoi se punëtorët e RTK-së nuk janë të përfshirë në politikë dhe se greva është vetëm për të kërkuar një të drejtë themelore.

Kryetari i SPERTK-ut paralajmëroi se mungesa e veprimeve institucionale, përfshirë vonesën e miratimit të ligjit të ri për RTK-në, ka çuar transmetuesin publik në krizë serioze. Ai u bëri thirrje edhe partive politike të legjislaturës së ardhshme që të miratojnë ligjin dhe t’i garantohet RTK-së vazhdimësia e punës.

Bimbashi kujtoi se RTK ka buxhetin më të ulët në rajon për një medium publik dhe se vazhdon të funksionojë edhe me 2.2 milionë euro më pak, mjete të cilat janë hequr pesë vjet më parë.

Tags: ProtestaRTKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsenali fiton Superkupën, mposht bindshëm Cityn

Arsenali fiton Superkupën, mposht bindshëm Cityn

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Pejë

Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe PK-së në trazirat e vitit 2023

Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe PK-së në trazirat e vitit 2023

Kurti: Beogradi po u bën trysni të tmerrshme serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kurti thotë se po e monitorojnë nga afër gjendjen e 4 të lënduarve në Vlorë

Kolonët izraelitë i vënë flakën një shtëpie në Bregun Perëndimor, ndërsa fëmijët ndodheshin brenda

Kolonët izraelitë i vënë flakën një shtëpie në Bregun Perëndimor, ndërsa fëmijët ndodheshin brenda

Arsenali fiton Superkupën, mposht bindshëm Cityn

Arsenali fiton Superkupën, mposht bindshëm Cityn

Ronaldo: Ky mund të jetë viti i fundit në futboll

Ronaldo: Ky mund të jetë viti i fundit në futboll

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Pejë

Juventusi zyrtarizon Lucumin

Juventusi zyrtarizon Lucumin

Ukshini: Paqartësi për Bordin e Paqes, thyerja BE-ShBA mund të sjellin komplikime  për Kosovën

Hani i Elezit: Memorializimi i pushtimit përmes toponimisë

Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe PK-së në trazirat e vitit 2023

Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe PK-së në trazirat e vitit 2023

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën