TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“S’e kemi ditë që po tregtojmë jashtëligjshëm” – Dëshmia e radhës në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryeshef i KEK-ut. Në këtë seancë dëshmoi një zyrtar i lartë për bilanc të energjisë në KEK, i cili tha se nuk kanë qenë në dijeni se po tregtonin jashtëligjshëm.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
1 0
A A

Dëshmitarët e Prokurorisë Speciale në rastin kundër Nagip Krasniqit, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Korporatën Energjetike të Kosovës, vazhdojnë të jenë profile të ndryshme të këtij institucioni, të cilin Krasniqi e udhëheqi për një kohë.

Në seancën e radhës, para trupit gjykues dëshmoi eksperti i lartë për bilanc të energjisë në kuadër të Departamentit për menaxhim të kapaciteteve, bilanc dhe tregtim të energjisë në KEK, Granit Beqiraj.

Beqiraj tregoi se ky departament nuk ka qenë në dijeni se janë duke tregtuar energji elektrike me operatorë të jashtëligjshëm, deri në momentin kur ZRRE-ja bëri hapin e parë.

“Një shkresë është ardhë nga Zyra e Rregullatorit që ka kërkuar një raport mbi procesi e tregtimit të  kompanive me të cilat KEK është duke tregtu. Kjo shkresë është dërgu tek zyra për tarifa dhe çështje rregullative në KEK. Deri në këtë kohë, ne nuk kemi pasë një njoftim se jemi duke tregtuar me operatorë jashtëligjshëm. Dhe njëra prej kompanive që ka qenë duke tregtu ka qenë edhe kompanie HSE. Para kësaj kohe nuk kemi pasë ndonjë kërkesë që duhet me qenë patjetër kompanitë e licensuara në Kosovë që të mund të tregtojnë”,ka thënë Beqiraj.

Pas kësaj zyra për tarifa e çështje rregullative në KEK, kishte dërguar kërkesë nëpër të gjithë operatorët me të cilët tregtonte energji, për të vërtetuar licensën e tyre.

“Kanë vendos që fillimisht t’iu dërgohet njoftimi secilit operatorë që t’i sjellin licensën në qoftëse është e licensuar ose sipas parimit të reciprocitetit. E operatorët të cilët nuk i kanë sjellë këto licensa, iu ka dërguar njoftimi për shkëputje të kontratës. Nëse nuk gaboj ka qenë qershori i vitit 2023”, ka thënë tutje Beqiraj.

Për gjithë këto komunikime mes KEK-ut e ZRRE-së në lidhje me licensat e operatorëve që po tregtonin energji elektrike, në dijeni kishte qenë gjatë gjithë kohës Nagip Krasniqi, si kryeshef i KEK-ut.

“A ka qenë një dijeni kryeshefi, tani i pandehuri Nagip Krasniqi?”, ka pyetur prokurori.

“Po, domethënë ka qenë pjesë e komunikimeve”, është shprehur tutje Beqiraj.

Sipas aktakuzës, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi, ia kishte mundësuar tregtimin e energjisë operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane”, në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Me këtë, “HSE”, i është mundësuar përfitimi pasuror dhe shmangia nga tatimi në Kosovë, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për afro 532 mijë euro, kurse KEK-u ishte dëmtuar me rreth tre milionë e 229 mijë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten

Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Hargreaves: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët

Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord

Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord

“Çfarë rezultati pret LDK nga zgjedhjet e 7 qershorit?” – Tregon Osmani

“Çfarë rezultati pret LDK nga zgjedhjet e 7 qershorit?” – Tregon Osmani

Osmani i përgjigjet akuzave: Kandidimi për presidente nuk është për përfitime personale

Osmani i përgjigjet akuzave: Kandidimi për presidente nuk është për përfitime personale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën