TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hill: Serbia të mendojë nëse “pozicioni neutral” është i qëndrueshëm

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Christopher Hill konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Serbi

Ai tha se në këtë mënyrë, Serbia duhet të marrë vendimin e vet.

Hill u tha gazetarëve në Beograd se ajo që ndodhi në Ukrainë “është sulm brutal ndaj atij vendi dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve, është diçka krejtësisht e papranueshme në këtë shekull”.

Ai shtoi se një zhvillim i tillë nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga shkurti dhe se ne të gjithë duhet të mendojmë sërish se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, tha ai.

I pyetur se cili duhet të jetë prioriteti (për Serbinë) në këtë moment – vendosja e sanksioneve kundër Rusisë apo normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, Hill u përgjigj se këto janë çështje për autoritetet serbe.

“Unë mendoj se kjo është pyetja që duhet t’ua bëni përfaqësuesve të qeverisë suaj, unë përfaqësoj qeverinë amerikane këtu dhe nuk jam këtu për të dhënë këshilla, kështu që ju duhet të gjeni me autoritetet serbe përgjigjet për këto pyetje “, tha Hill, shkruan Rel.

Serbia ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara, ndërkaq në Komitetin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut votoi për përjashtimin e Rusisë nga ky trup ndërkombëtar.

Megjithatë, zyrtarët serbë kanë përmendur vazhdimisht se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të lidhjeve miqësore me atë vend, si dhe për shkak të varësisë energjetike nga Rusia dhe qëndrimit të Kremlinit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Vendet e Bashkimit Evropian, si dhe SHBA-ja, i kanë kërkuar vazhdimisht Beogradit zyrtar që të harmonizojë politikën e tij të jashtme me atë të Perëndimit.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE.

Tags: Hillpoziconi neutralSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

Drita barazon në duelin maratonik në Maltë

Drita barazon në duelin maratonik në Maltë

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

U.d Presidentja nënshkruan dekretin – Prokurorët e dorëhequr serbë nuk rikthehen në punë

Pamje të tjera pa helmeta e pa masa mbrojtëse – Inspektorati ia ndalon punën 13 vendpunishteve  në Prishtinë e Fushë Kosovë

Pamje të tjera pa helmeta e pa masa mbrojtëse – Inspektorati ia ndalon punën 13 vendpunishteve në Prishtinë e Fushë Kosovë

Ish-ushtari i UÇK-së Florim Kiqina flet me fakte: Serbia po publikon lista të rreme të veteranëve

Ish-ushtari i UÇK-së Florim Kiqina flet me fakte: Serbia po publikon lista të rreme të veteranëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën