TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia thotë se ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së

by teve1
11 muaj ago
2
A A
Serbia thotë se ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së

Serbia tha të martën se ka arrestuar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar me iniciale A.Q.

Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj posti kufitar serb në Koshare në vitin 1999.

Të dyshuarit A.Q. (1973) i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe MPB-ja serbe shtoi se në prokurorinë kompetente ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal.

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë reaguar për këtë pretendim të Serbisë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Në korrik të këtij viti, Lulzim Halili u arrestua nga Serbia nën dyshimet për krime lufte dhe nën pretendimet se kishte qenë pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.

Atëbotë, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, tha se emri i tij nuk figuronte në listën e veteranëve e as në atë të pjesëmarrësve në këtë betejë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një gruaje – shtetase e huaj i vidhen para dhe dokumente

​Babai raporton se djali i tij ia vodhi veturën dhe 2.100 euro në Fushë Kosovë

Të “pakapshmit” e shtetit

​Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person në Leposaviq

Raportohen dy persona të zhdukur në Drenas

Një vajzë në Drenas dhe një tjetër në Vushtrri raportohen të zhdukura

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në veri të Mitrovicës

Dorëzohet në polici i dyshuari për një rast dhunimi, dërgohet në mbajtje

Në protestën e së premtes në Tiranë u lënduan 10 protestues dhe 8 policë

Llapi dhe Drita takohen sot nga ora 14:00

Llapi dhe Drita takohen sot nga ora 14:00

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Të “pakapshmit” e shtetit

​Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person në Leposaviq

Raportohen dy persona të zhdukur në Drenas

Një vajzë në Drenas dhe një tjetër në Vushtrri raportohen të zhdukura

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në veri të Mitrovicës

Dorëzohet në polici i dyshuari për një rast dhunimi, dërgohet në mbajtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën