TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndërpritet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, caktohet seanca e radhës

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Ndërpritet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, caktohet seanca e radhës

Pas problemeve teknike, gjyqtarja Fatime Dërmaku ka propozuar qe të ndërpritet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 dhjetor.

Ne shqyrtimin gjyqësor, ku ishte paraparë shfaqja e sekuencave nga shtëpia e Naim Murselit, për shkak të materialeve të shumta, nuk kanë arritur që të njëjtat të transmetohen para trupit gjykues.

“Trupi gjykues e sheh të arsyeshme të ju jap kohën e nevojshme që t’i bartni sekuencat, përndryshe në këtë formë nuk ka mundësi kështu se folldera ka shumë. Nëse je e gatshme, nëse jo shkojmë me datën 12”, ka thënë gjyqtarja Fatime Dërmaku.

Me këtë propozim është pajtuar prokurorja Javorka Perlinçeviq, e cila tha se nuk është bërë selektim i pamjeve, me qëllim që të mos nxiten dyshime për fshehje nga ana e palës mbrojtëse.

“Në pauza paradite dhe pasdite të shqyrtimit gjyqësor unë kam provuar të kontaktojë me zyrtarin e IT , profesionistë nga prokuroria që të mund të ndajmë video incizimet, mirëpo, pasi që ka qenë pauza nuk kanë qenë të qasshëm, të disponueshëm, ashtu qe do të ishte më së miri pasi që follderi ka të bëjë për video incizimet, pamjet para shtëpisë të të akuzuarit Naim Murseli, është një file (fail) i madh video, diku 700-800 gigabajt, ashtu që do të ishte mirë që kjo seancë të caktohet për ndonjë ditë tjetër apo me datën 12. Prokuroria do të mundohet qe sekuencat të dorëzohen të ndara. Ne si prokurori, në hardisk, i kemi bartur te gjitha përmbajtjet pa ndarë asgjë. Dhe nuk kemi ndërprerë dhe nuk kemi shkëputur asnjë sekuencë për arsye që mund të kemi kundërshtime nga ana e mbrojtjes. Që mos t’i bien që prokuroria ka dashur diçka të fshehë nga ajo… Lëvizjet e Naim Mueselit ditën kritike si dhe disa veprime ditën e nesërme. Prokuroria pas kësaj do të mundohet t’i ndajë sekuencat të kohës që kemi propozuar dhe të paraqiten për seancën e ardhme”, tha ajo.

Trupi gjykues ka vendosur që seanca të ndërpritet dhe seanca e radhës të mbahet me datën 12 dhjetor.

“Në këto rrethana trupi gjykues merr aktvendim, aprovohet propozimi i prokurorit të shtetit, seanca e sotme ndërpritet dhe e radhës do të jetë me 12.12, sipas agjendës se përcaktuar. Prej orës 9 deri në orën 12”, tha ajo.

Paraprakisht është mbajtur një pauzë deri në orën 13:10, për shkak të problemeve të natyrës së njëjtë teknike.

Në gjykatore kanë qenë të pranishëm të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava.

Po ashtu, i pranishëm ka qenë edhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi dhe avokati mbrojtës, Leutrim Syla.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu takon ambasadorin Guerot, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë

Haxhiu takon ambasadorin Guerot, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë

Konjufca pret ambasadorin gjerman, flasin për dialogun dhe bashkëpunimin ekonomik

Konjufca pret ambasadorin gjerman, flasin për dialogun dhe bashkëpunimin ekonomik

Rrustemi: Dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, antikushtetues

Rrustemi: Dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, antikushtetues

Suspendohet një zyrtar korrektues në Dubravë, dyshohet se plagosi një person gjatë një konflikti

Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekip katastrofal

Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekip katastrofal

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Dhunimi i 11-vjeçares, ​12 vjet burgim njërit, nga 10 vjet burgim katër të akuzuarve të tjerë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, vazhdojnë gërmimet në lokacionin “Përzhina”

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, vazhdojnë gërmimet në lokacionin “Përzhina”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën