TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​“Legjislatura më e padobishme”, rreth dy milionë euro nga buxheti për deputetë që nuk punuan

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​“Legjislatura më e padobishme”, rreth dy milionë euro nga buxheti për deputetë që nuk punuan

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës po vlerësohet si njëra nga më të pasuksesshmet dhe më të dëmshmet në historinë e vendit. Përkundër faktit se deputetët nuk arritën të kryenin as detyrat më bazike kushtetuese, ata i morën pagat vazhdimisht nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave të siguruara nga KosovaPress, vetëm për këtë legjislaturë, përgjatë shtatë muajve të vitit 2025, rreth dy milionë euro janë shpenzuar për pagat e deputetëve dhe të asistentëve të tyre. Nga këto, 1 milion e 371 mijë euro i kanë shkuar deputetëve, ndërsa 571 mijë euro janë paguar për asistentët e tyre.

Legjislatura e nëntë u shpërnda të enjten nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi përgjatë tetë muajve nuk u funksionalizua puna e Kuvendit, si dhe dështoi dy herë të zgjidhej qeveria e Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Nga Kuvendi i Kosovës i thanë KosovaPress, se nga muaji prill, kur edhe është thirrur seanca konstituive dhe deri në tetor, 1 milion e 371 mijë euro janë ndarë për pagat e deputetëve. Ndërkaq, mbi 571 mijë euro janë ndarë për pagat e stafit mbështetës politik apo asistentëve të tyre. Meqenëse Kuvendi u shpërnda gjatë muajit tetor, deputetëve dhe asistentëve të tyre do t’u paguhet edhe ky muaj. Po ashtu, të zgjedhurit e popullit kanë të drejtë të marrin pagë kalimtare pas shpërndarjes së Kuvendit.

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë për KosovaPress, se deputetët e legjislaturës së nëntë nuk kanë arritur t’i kryejnë detyrat e veta të parapara me Kushtetutë.

Ai thotë se dështimi për t’u funksionalizuar Kuvendi dhe për t’u formuar qeveria e re, mund të ketë dëme të pariparueshme në vitin 2026, pasi nuk u miratua buxheti fiskal dhe disa marrëveshje ndërkombëtare me vlerë milionëshe.

“Legjislatura e nëntë do të mbahet mend si më e padobishmja dhe më e dëmshmja në Republikën e Kosovës. Nuk ka arritur t’i kryejë kompetencat e veta që i ka me Kushtetutë, e as të konstituoj vetveten brenda afatit të arsyeshëm që ka paraparë Kushtetuta e Kosovës. Në anën tjetër, nuk ka arritur të formojë një qeveri dhe të kryejë disa punë për të cilat dëmi mund të jetë i pariparueshëm në vitin 2026. Tani jemi në kohën kur do të duhej të kishim buxhet të miratuar për vitin fiskal 2026, t’i kemi marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe disa marrëveshje të tjera me Bankën Botërore, e po ashtu të kemi buxhet për punëtorët e RTK-së”, thotë ai.

Jakaj thotë se përgjegjësia për dështimin e funksionalizimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë i takon partive politike, dikujt më shumë e dikujt më pak. Mirëpo, ai shton se qytetarët duhet t’i ndëshkojnë partitë politike të cilat kanë pasur përgjegjësinë më të madhe në raport me Kuvendin dhe formimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit. E njëjta ka pasur të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe mandatarin për kryeministër.

“Partitë politike dallojnë, pasi dikush ka më shumë përgjegjësi dhe dikush më pak përgjegjësi për situatën e krijuar. Në përgjithësi qytetarët do të duhej t’i ndëshkonin partitë të cilat kanë pasur përgjegjësinë më të madhe në raport me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së Kosovës… Përveç pasojave në rrafshin e jashtëm, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë bërë një punë të hajrit në mënyrë që qytetarët e Kosovës t’ua dinë për të mirë… Përkundër që në xhirollogaritë e tyre kanë dalë pagat e majme”, theksoi Jakaj.

LVV-ja tentoi dy herë të formojë qeverinë e re, me mandatar fillimisht liderin partiak Albin Kurti dhe më pas nënkryetarin e saj Glauk Konjufca, mirëpo të njëjtit morën vetëm 56 vota të deputetëve në Kuvend nga 61 të nevojshme.

Pas dështimit të dytë, presidentja Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e legjislaturës së nëntë dhe më pas caktoi datën 28 dhjetor për zgjedhjet e parakohshme.

 

Tags: BuxhetiDeputetetkuvendiKuvendi i Kosoveslegjislatura e nenteTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj për Ditën e Alfabetit: Përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve

Bajrami: Mbyllja e seancës nga Basha, shkelje flagrante e Kushtetutës

Bajrami kritikon qeverinë: Subvencionimi i faturave po i mbush xhepat e tregtarëve të energjisë

Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Flet ambasadori i Palestinës

Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Flet ambasadori i Palestinës

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu një objekt në Prishtinë, s’ka të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën