TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Më 28 dhjetor zgjedhjet parlamentare, Osmani mohon se i ka bërë favor LVV-së

Menjëherë pas takimit me liderët e partive politike, presidentja e vendit, Vjosa Osmani thirri konferencë për media. Osmani, aty njoftoi se e zgjodhi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas saj, tetë parti e kanë preferuar këtë datë ndërsa pesë të tjera kanë qenë për datën 21. Osmani foli edhe se a e synon edhe një mandat të dytë.

by Fetije Kamberi
2 muaj ago
0 0
A A

28 dhjetori është data për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Këtë datë e ka vendosur shefja e shtetit, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të dekretit presidencial për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Presidentja Osmani që këtë vendim e mori pas takimit me liderët e partive politike, e arsyetoi kështu.

“21 dhe 28 dhjetor janë datat që mund të bëhen sipas Kushtetutës. Tetë parti janë deklaruara për datën 28, pesë parti për datën 21 dhe 3 parti për cilën do datë. Data 28 dhjetor kam vlerësuar që mbetet data e vetme e mundshme, edhe pse kjo datë do të ketë edhe sfida për KQZ-në”, tha Osmani.

E këtë datë si preferencë e kanë dhënë Lëvizja Vetëvendosje.

Andaj Osmani u pyet se a po i përshtatet linjës së kryeministrit në detyrë dhe njëherit kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurtit.

“Siç kanë thënë disa njerëz shumë para nesh e shumë më të mençur se ne: nëse askush nuk të akuzon për asgjë, atëherë nuk ke qëndruar për asgjë. Në vitin 2021 kur partia në pushtet që kishte më shumë se 50 për qind të votave kërkonin që unë ta shtyja datën e zgjedhjeve lokale dhe kishim një opozitë shumë më të vogël se që është sot, unë vendosja në favor të kërkesës së opozitës që mos të shtyhej data e zgjedhjeve lokale, sado që kisha të drejt kushtetuese a bëjë një gjë të tillë. Edhe pse e zgjodha datën e favorshme për opozitën prapë u akuzova se po koordinohem dhe po ia bëj qefin Kurti”, tha Osmani

Po ashtu, Osmani u pyet nëse “po i shërben Lëvizjes Vetëvendosjes” pasi zgjodhi 28 dhjetorin.

Presidentja duke e cilësuar këtë si pyetje “ofenduese”,  tha se i siguron qytetarët që asnjë vendim nuk e merr pa vetëdije”, teksa shtoi se ka besim të plotë “që ky vendim është vetëm në interes të Kosovës”.

Tutje Osmani tha se propozoi që të mbahet edhe një seancë para shpërbërjes së institucionit legjislativ por nuk pati vullnet politik.

“Para se ta nënshkruaj dekretin për shpërndarje, kam bërë përpjekjen e fundit që partitë të rikthehen në Kuvend për të miratuar zgjatjet buxhetore, në mënyrë që as pagat e qytetarëve tanë dhe as funksionimi i shtetit të mos bllokohen. Po ashtu, në rend dite ishte edhe pakoja presidenciale prej pesë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej 1 miliard euro dhe çështje të tjera të rëndësishme, për të cilat kisha shpresuar për vullnet politik”, tha ajo.

Ajo tha se ende nuk ka vendosur se a do të kandidoj edhe për nja mandat të ardhshëm, megjithatë tha që një gjë e din sigurt, që do vazhdoj shërbimin në institucionet publike.

“Paralajmërim që do të jem duke shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës se ku e si e vendosin qytetarët”

Ky vendim i presidentes për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme erdhi pasi  mandatari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje, për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca dështoi të formojë ekzekutivin të mërkurën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spitali i Pejës: Gjendja e edukatores së goditur nga nxënësi është stabile

Spitali i Pejës: Gjendja e edukatores së goditur nga nxënësi është stabile

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, lëshonte raporte të pushimeve mjekësore me para

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Spitali i Pejës: Gjendja e edukatores së goditur nga nxënësi është stabile

Spitali i Pejës: Gjendja e edukatores së goditur nga nxënësi është stabile

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, lëshonte raporte të pushimeve mjekësore me para

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën