TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: AAK ka propozuar datën 21 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Haradinaj: AAK ka propozuar datën 21 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë takimit të sotëm të liderëve politikë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Pas takimit, Haradinaj ka deklaruar para mediave se me shpërndarjen e Kuvendit kanë nisur edhe afatet ligjore për caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai bëri të ditur se AAK ka propozuar datën 21 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Sot u nënshkrua dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Nga ky moment fillon edhe koha për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, sipas Ligjit për Zgjedhjet data duhet të jetë më së afërti 30 ditë dhe më së largu 40 ditë nga dita e sotme. Presidentja e ka diskrecionin e vendimit. Duke pasur parasysh se Kosovës i është humbur shumë kohë dhe ka akumulime buxhetore, në respekt të qytetarëve kemi propozuar 21 dhjetorin, me qëllim që të fitohet të paktën një javë kohë për proceset buxhetore që duhet të zhvillohen”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar propozimin e pushtetit për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 dhjetor, duke e quajtur atë një ndërhyrje të panevojshme në periudhën e festave të fundvitit.

“Periudha para Vitit të Ri është shumë e çmuar për qytetarët tanë, jo vetëm për pushime por edhe për festime. Të shpallësh zgjedhje më 28 dhjetor dhe të vazhdosh me numërime e rezultate deri në Natën e Vitit të Ri është një arrogancë politike, madje deri në ofendim”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, 21 dhjetori mbetet “data më e duhur dhe më racionale”.

Haradinaj ka theksuar se, pavarësisht datës që do të vendoset, AAK është e përgatitur për zgjedhje dhe do të garojë e vetme.

“Besojmë shumë se do ta ndihmojmë Kosovën me besimin dhe votën e qytetarëve”, është shprehur ai.

Duke folur për procesin paszgjedhor, Haradinaj paralajmëroi se nuk do të lejojë bllokada institucionale.

“E kam thënë edhe më herët: pas këtyre zgjedhjeve nuk do të kem tolerancë për askënd që bëhet pengesë për ecjen përpara në krijimin e institucioneve. Nëse opozita e merr besimin, duhet të përshpejtojmë kohën, sepse situata është mjaft serioze”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën