Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen ka konfirmuar se ky koalicion do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare,
Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, Rrahmani tha se mbi 20 mijë vota janë një amanet që duhet çuar në vend dhe se kauza për mbrojtjen e familjes tradicionale shqiptare nuk do të ndalet.
Ai theksoi se Koalicioni është i gatshëm për bashkëpunim parazgjedhor me të gjitha partitë parlamentare që ndajnë të njëjtat parime, duke përfshirë mbrojtjen e familjes tradicionale, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë dhe arsim cilësor për brezat e ardhshëm.
“Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri, një rrugëtim i përbashkët për të ardhmen e Kosovës,” shtoi Rrahmani, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.
“Të dashur qytetarë, sot si grup deputetësh të Koaliconit për Familje po e shpallim vendimin tonë që të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare kur do që ato mbahen. Mbi njëzetmijë vota janë një amanet që duhet çuar në vend. Janë njëzet mijë zëra që na besuan, na mbështetën për një kauzë të drejtë për mbrojtjen e familjes sonë shqiptare. Kjo kauzë nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdojë, do të forcohet dhe do të jetësohet sepse është kauzë për vlera, për dinjitet dhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne jemi mirënjohës për të mbështetjen që na e keni dhënë. Tani kemi edhe vlerësimin tuaj real, votën tuaj dhe ajo na obligon të jemi të hapur e bashkëpunues me të gjitha forcat politike që e duan të mirën e vendit. Jemi të gatshëm për bashkëpunim parazgjedhor me të gjitha partitë parlamentare duke u mbështetur në rezultatet tona dhe mbi të gjitha, në parime të përbashkëta si mbrojtjen e familjes tradicionale, zhvillimin ekonomik, shëndetësi më të mirë dhe arsim cilësor për brezat që vijnë. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri, një rrugëtim i përbashkët për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Rrahmani.







