TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A u rritën votat për Konjufcën? Kurti hesht, PDK thotë se nuk ka ndryshuar qëndrimi

Nesër është dita vendimtare për fatin e Qeverisë Konjufca. Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka treguar nëse kanë arritur që t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme për qeverinë e re. Presidentja paralajmëron se do t’i ftoj sërish për takim partitë, në rast se votimi dështon edhe nesër.

by Fetije Kamberi
3 orë ago
0 0
A A

E mërkura është dita vendimtare për Qeverinë Konjufca 1.

Por edhe një ditë para këtij zhvillimi të rëndësishëm, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk po tregojnë se a i kanë siguruar 61 vota për mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën.

Megjithatë një gjë e kanë bërë të qartë, që nuk ka bashkëpunim as koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Sa i përket koalicioneve dhe bashkëpunimeve, tashmë LVV e ka bërë të qartë pozicionin e saj. Nuk ka koalicion me PDK-në. Në anën tjetër, pas mosvotimit të Qeverisë me mandatar Albin Kurtin, LVV, me qëllim që të shmangë sfidat që na presin përpara si buxheti i vendit, buxheti për RTK, buxheti për disa komuna, pakoja e zgjerimit të BE-së dhe evitimi i dy palë zgjedhjeve, propozoi edhe mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën. Po seancë do të ketë. Kësisoj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mundësinë reale që t’i shmangin këto çështje që e presin vendin tonë përpara. Nëse nuk do të ketë racionalitet karshi këtyre sfidave, atëherë zgjedhjet mbeten opsioni i vetëm”, ka thënë Manxhuka.

Sot sytë u kthyen edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kjo për shkak që i pari i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti e uroi për postin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzën.

Në konventën e partisë ku u zgjodh kryetar, Hamza deklaroi se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.

Por deputeti i PDK-së, Jakup Nura thotë se nuk është në dijeni për ndonjë takim ose ndryshim të qëndrimit në PDK.

“Besoj që PDK me zgjedhjen e tanishme e cila është bërë, mendoj që në zgjedhjet e ardhshme do të jemi më të fortë dhe uroj që Bedri Hamza si kryeministër i ardhshëm, mos ta humb në këtë rast qytetari i Kosovës që të ia jep një mundësi dhe një shans Bedri Hamzës për të ardhmen. Nuk jam në dijeni për diçka të tillë takime me VV-në. Pasi është dita e fundit për nesër, mendoj që nuk do të ketë ndonjë të re e cila do t’i ndryshoj  rrethanat ku jemi futur tash e 10 muaj. Asnjëherë PDK s’ka pasur vija të kuqe me LVV-në”, është shprehur Nura.

E gjatë një konference për media, për formimin e Qeverisë së re foli edhe shefja e shtetit, Vjosa Osmani.

Osmani tha se në rast se edhe nesër dështon votimi i qeverisë së re, do t’i ftoj partitë për takim për zgjatje buxhetore.

“Vetëm në rast se nuk ka sukses, është e domosdoshme që ne të flasim për miratimin e zgjatjeve buxhetore sepse duhet të sigurohemi që qytetarët tanë jo vetëm dhjetëra mijëra shërbyes civil por edhe shumë e shumë shërbime tjera që paguhen nga buxheti i shtetit të mos të bllokohen. Një gjë e tillë nuk i ka ndodhë Kosovës asnjëherë do të ishte një situatë kritike, po flasim për nevojat më bazike të qytetarëve tanë të cilat do të mund të bllokoheshin në rast se nuk kemi zgjatje buxhetore deri në fund të marsit kështu që natyrisht është temë të cilën do të diskutoj me partitë në rast se ndodhë ajo që e përmendet ju por sic e thashë nuk mund të paragjykojmë dhe ta shohim pas votimit nesër”, është shprehur Osmani.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga deputetët e pakicave, Duda Balje dhe Veton Berisha se a kanë ndryshuar qëndrim për votim, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Pa përgjigje në këtë pyejte ka qenë edhe deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Kosova e gatshme për Lituaninë

Zhegrova beson në kualifikimin e Kosovës në Botëror

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Xhaka flet për ndeshjen në Prishtinë, i befasuar me fishkëllimat

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Asllani pret pjesëmarrjen në Botëror

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shpreson në fat në “play-off”

Të gjitha biletat e shitura për ndeshjen Slloveni–Kosovë

Dihen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në “play-off”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën