TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LVV: Nuk ka koalicion me PDK-në, deputetët ta shmangin krizën politike

by Tëvë1
5 muaj ago
4
A A
Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e afatit për seancën ku pritet të hidhet në votim mandatari i dytë për Kryeministër, Glauk Konjufca, Partia Demokratike e Kosovës  mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos e mbështetur propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje .

Edhe nga LVV është konfirmuar se nuk ka lëvizje sa i përket bashkëpunimeve të mundshme me PDK-në. Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, tha për Tëvë1 se qëndrimet e subjektit janë të qarta dhe të pandryshuara.

“Sa i përket koalicioneve dhe bashkëpunimeve, tashmë LVV e ka bërë të qartë pozicionin e saj. Nuk ka koalicion me PDK-në,” deklaroi Manxhuka.

Ai kujtoi se pas mosvotimit të mandatit të parë për Albin Kurtin, LVV ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë, me qëllim që të shmangen bllokadat institucionale dhe pasojat që mund të shkaktohen nga mungesa e një qeverie funksionale.

“Pas mosvotimit të Qeverisë me mandatar Albin Kurtin, LVV, me qëllim që të shmangë sfidat që na presin përpara – si buxheti i vendit, buxheti për RTK, buxheti për disa komuna, pakoja e zgjerimit të BE-së dhe evitimi i dy palë zgjedhjeve – propozoi edhe mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën,” shtoi ai.

Manxhuka theksoi se seanca do të mbahet dhe se deputetët tashmë e kanë në dorë shmangien e krizës së re politike.

“Po, seancë do të ketë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mundësinë reale që t’i shmangin këto çështje që e presin vendin tonë përpara. Nëse nuk do të ketë racionalitet karshi këtyre sfidave, atëherë zgjedhjet mbeten opsioni i vetëm,” u shpreh ai.

Pas dështimit të votimit të Qeverisë me mandatar Albin Kurtin, vendi është futur në fazën e mandatimit të dytë, sipas procedurave kushtetuese. Nëse edhe mandati i dytë dështon në Kuvend, Presidentja e Republikës shpall zgjedhjet e reja.

Aktualisht, raportet ndërmjet subjekteve politike janë tensionuar, sidomos për shkak të qëndrimeve të papajtueshme rreth formimit të qeverisë së re. LVV kërkon mbështetje institucionale për të shmangur zgjedhjet, ndërsa PDK ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë formule qeverisëse që nuk është në përputhje me parimet e saj politike.

Seanca pritet të jetë vendimtare për drejtimin e ardhshëm politik të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Opozita po synon rrëzimin e Qeverisë përmes postit të Presidentit

Konjufca: Opozita po synon rrëzimin e Qeverisë përmes postit të Presidentit

Cakolli: Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit përfundon nesër në mesnatë

Cakolli: Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Sot opozita ka mundur ta kishte presidentin e vet

Kurti: Sot opozita ka mundur ta kishte presidentin e vet

Ministria e Mbrojtjes shënon Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës

Pas takimit me Putinin, Araghchi falënderon Rusinë për mbështetje të “fortë dhe të palëkundur”

Kurti akuzon opozitën se kanë bërë koalicione paszgjedhore

Kurti akuzon opozitën se kanë bërë koalicione paszgjedhore

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën