Delegatët e Partisë Demokratike të Kosovës udhëheqjen e partisë ia kanë besuar Bedri Hamzës.
Ai në Konventën e sotme të këtij subjekti politik u zgjodh me shumicë absolute dhe asnjë votë kundër.
“Ju falënderoj për mbështetjen dhe për drejtimin e ri që iu dhatë partisë sonë. PDK-ja vazhdon të jetë shtëpia jonë e përbashkët. Kosova ka nevojë për PDK-në e bashkuar. Ne do të ecim përpara me guxim dhe vendosshmëri”. /teve11.info/








