TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët e Drenasit mirëpresin dorëheqjen e Krasniqit

Rezultatin i zgjedhjeve në Drenas, po vlerësohet që ka ndikuar në dorëheqjen e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

by Fëllënza Krasniqi
6 muaj ago
1 0
A A

Një lëvizje e madhe u bë në Partinë Demokratike të Kosovës, të mërkurën.

Memli Krasniqi dorëzoi timonin e subjektit që e drejtoi për mbi katër vjet.

Fjalë të mira për udhëheqjen e Krasniqit ka qytetari Hasan Elshani nga Drenasi.

Veçse, ka pasur një moment që Elshani, nuk e ka pëlqyer lidershipin e Krasniqit.

“Ai e ka dhënë atë kontributin e vet, kur e ka marrë udhëheqjen e ka marrë në kohë shumë të vështirë se kanë shkuar dy liderët, Thaçi dhe Kadrija ka qenë kohë e vështirë, mirë e ka udhëhequr këtë PDK-në. Por mua nuk më ka pëlqyer kur ka shkuar me u taku me Kurtin dhe me Mimozën, aty kam thanë me e largu kryesia e me hi dikush tjetër. Se e ka sjellë në votime kështu me numër sa është kanë Thaçi 200 mijë”, thotë ai.

E dikush e përshëndet veprimin e Krasniqit.

“Prej momentit që janë shkuar Hashimi, Kadria, e këta në Hagë gjithmonë është ditë që PDK-ja nuk ka zëvendësim pa kanë ata. Në momentin që e ka marrë Memli Krasniqi PDK-ja ka rënie të hatashme siç po shihet Drenasi, me gjithë potencialin janë mundu me marr Drenasin, por prapë nuk munden, e murr Ramiz Lladrovci, kështu që është kanë e domosdoshme me dhënë dorëheqje Memli Krasniqi”, shprehet Xhevdet Kiqina.

“Kjo është pikë së pari zgjedhje e tij, po është në mënyrën më demokratike me u tërheqë e ka pa që nuk i ka ecë e mirë ka bo”, thotë Ibrahim Rexhepi.

E pikërisht, gara në Drenas, po vlerësohet që ndikoi në dorëheqjen e Krasniqit nga posti i kryetarit të PDK-së.

“Nuk besoj që do të prodhoj kush e di çka sepse PDK-ja pak a shumë z. Krasniqi ka qenë lider, por është udhëhequr në mënyrë kolektive. Është diçka tjetër që kësaj radhe Z.Krasniqi pagoi çmimin e udhëheqjes kolektive e barti mbi supet e veta përgjegjësinë. Nuk besoj që do të pësoj ndonjë ndryshim, ndoshta mund të jetë shembull për partitë e tjera nëse jo tani, më vonë se si veprohet kur rezultati zgjedhor nuk është ai që është synuar. Në këtë rast mendoj që kemi të bëjmë me atë që ndodhi në Drenas në rastin e z. Krasniqi, ajo si duket ka ndikuar që z.Krasniqi të largohet nga kreu i PDK-së”, shprehet Melazim Koci njohës i çështjeve politike.

E ish kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi  ka bërë të ditur se e ka thirrur Konventën e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë më 17 nëntor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetarët zbuluan shumë skandale

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetarët zbuluan shumë skandale

Përleshje në avion, fluturimi nga Londra për në Antalia përfundon me ulje emergjente në Prishtinë

Përleshje në avion, fluturimi nga Londra për në Antalia përfundon me ulje emergjente në Prishtinë

Vdesin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i goditi gjersa po luanin në trotuar

Vdesin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i goditi gjersa po luanin në trotuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën