TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Radomiroviq: Vukashinoviq ka gjendje të rëndë shëndetësore

Janë bërë mbi 10 ditë që Millan Vukashinoviq gjendët në repartin intensiv në spitalin e NISH-it në Serbi pas plagëve të  cilat dyshohet se i mori nga xhandarmëria serbe. Ish zëvendësministri Radoica Radomiroviq i afërt më këtë të fundit, tha se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

by Venhar Isufi
4 muaj ago
1 0
A A

Janë bërë 12 ditë nga rasti i rrëmbimit dhe plagosjes së qytetarit serb nga Leposaviqi, Millan Vukashinoviq i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjarët që nga 1 nëntori, data kur dyshohet se xhandarmëria serbe hyri brenda territorit të Kosovës në Leposaviq dhe ka rrëmbyer shtetasin e Kosovës, nuk kanë arritur të flasin me Vukashinoviqin.

Por,  ish-zëvendësministri Radoica Radomirovic i cili ka afërsi me Millan Vukashinoviçin, thotë për Tëvë1 se përveç operimit që i është nënshtruar në boshtin kurrizor dhe largimin e veshkës, të mërkurën Vukashinoviq i është nënshtruar edhe një operimit tjetër.

Sipas tij, mjeku përgjegjës nuk është lajmëruar për të dhënë detaje të tjera.

“Në ditën e nëntë, nëna e tij, në ora 12 telefonon spitalin, sikurse sot, është përgjigjur Zoran Petrushiç i thotë se Millani ka lëndim të rëndë edhe në kyçin e këmbës dhe se duhet të operohet. Ky operim, sipas fjalëve të tij, është planifikuar për sot. Por, para 10 minutave u dëgjova me nënën e Millanit. Mjeku nuk është lajmëruar as dje as sot. I kanë thënë se do të lajmërohet gjatë ditës së sotme. Kështu që nëna nuk ka informata për gjendjen e birit të tij”, thotë ai.

Radomiroviq pret që për këtë rast të deklarohen edhe institucionet e Kosovës.

“Në lidhje me ngjarjen, unë kam bërë gjithçka që të arrihet deri të e vërteta. Por, presim dhe shpresojmë që së shpejti të deklarohet edhe Ministria e Brendshme të Kosovës. Po pres nga Ministria e Brendshme e Kosovës të deklarohen, dhe jam i bindur se ata i kanë të gjitha informatat e duhura, e dinë gjithçka që ka ndodhur”, thotë ai.

E pas rrëmbimit të qytetarit serb nga Leposaviqi, të njëjtit i është konfiskuar telefoni dhe më pas, janë arrestuar disa persona në Nish të Serbisë si bashkëpunëtor të tij.

“Presim çfarë do të deklarohen në Beograd, çfarë përgatit kuzhina eVuçiçit, a mund të trillojë diçka. Njerëzit e burgosur në Serbi që ndërlidhen me MillanVukashinoviçin, nuk kanë lidhje me të, janë njerëz të ndershëm, dhe nuk është krim pse njihen me MillanVukashinoviçin. Kjo është krejt çfarë mund të them”,shprehet Radomiroviq.

Institucionet në vend kanë bërë thirrje që ky rast të hetohet nga faktori ndërkombëtar dhe të ndalin Serbinë së provokuari me akte të tilla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Kurti emëron Gërvallën edhe si  koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Kurti emëron Gërvallën edhe si koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

MPJ: Dakaj pritet të lirohet nga Serbia në janar

Protesta e nesërme në territorin e Serbisë afër Jarinjës, MPJD: Shfrytëzoni rrugët alternative, planifikoni me kohë lëvizjet

A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut? – e sqaron ish-presidenti Pendarovski

Emisioni “Info Nata” 13.03.2026

Emisioni “Info Nata” 13.03.2026

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën