Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se gjatë kontrollit të kryer në një ngarkesë të produktit MDM pule, të importuar nga Rumania në Prizren, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.
Sipas njoftimit të AUV-it, gjatë inspektimeve është vërtetuar ekzistenca e salmonelës në sasinë prej 27.7 kilogramë mish pule.
Sipas AUV-it menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importit nga lloti i cili ka rezultuar pozitive është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore.
“AUV vazhdon të monitorojë me kujdes të shtuar situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe me bizneset të cilat merren me importin e mishit për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të ngjashme”, bëhet e ditur në njoftim./teve1.info/




