TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

I dërguari i posaçëm amerikan gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, ka dëshmuar se ish-ambasadori Robert Gelbard në një moment i ishte referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste”.

Gjatë pyetjeve nga avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, Hill tha se Gelbard kishte ndërtuar këtë perceptim duke u bazuar në përvojën e tij të mëhershme në Amerikën Latine.

“Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar sulmin ndaj familjes Jashari. Gelbard sikur kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar – nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, atëherë i jep sinjal serbëve të lëvizin kundër tyre,” tha Hill.

Ai shtoi se pas masakrës në Prekaz, ambasadori Gelbard ndryshoi qëndrim ndaj Serbisë dhe pati një përplasje të ashpër me Sllobodan Millosheviqin.

“Pas ngjarjes në Prekaz, Gelbard mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve dhe pati një bisedë të ashpër me Millosheviqin. Më vonë, Millosheviqi deklaroi se nuk donte të takohej më me Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi nga komentet e Gelbard, të ndikuara nga përvojat e tij të mëhershme,” shtoi Hill.

Diplomati amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë një mekanizëm zyrtar për shpalljen e organizatave të huaja si terroriste dhe se UÇK-ja kurrë nuk është shpallur e tillë nga Uashingtoni.

Gjatë dëshmisë, Hill tha se në atë kohë ishte e vështirë të identifikoheshin njerëz në UÇK që flisnin me autoritet për çështjen e Kosovës.

“Robert Gelbard kishte takuar shqiptarë nga Kosova në Zvicër, për të cilët ishte thënë se ishin udhëheqës të UÇK-së, por nuk kishte prova që ata ishin realisht udhëheqës të saj,” tha Hill.

Ai kujtoi gjithashtu se çështja e Kosovës ishte përmendur edhe gjatë negociatave të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, ndonëse fokusi atëherë ishte përfundimi i luftës në Bosnje.

“Më kujtohet që kam pasur biseda të drejtpërdrejta me presidentin Millosheviq në kontekstin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, sepse e dinim që Kosova do të ishte çështja tjetër e radhës,” deklaroi ai.

Hill zbuloi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kishin nxitur takimin e vitit 1998 ndërmjet Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviqit në Beograd.

“Kur ambasadori Richard Holbrooke shkoi në Prishtinë, unë isha me të dhe u ulëm me presidentin Rugova. Edhe pse nuk e kishim diskutuar më parë, Holbrooke tha se ishte ide e mirë që Rugova të takohej me Millosheviqin, sepse mendonte se ky takim do të zgjidhte shumë probleme,” tha Hill.

Ai pranoi se personalisht kishte qenë skeptik për këtë takim, duke shtuar se ai kishte ndikuar negativisht në imazhin e Rugovës tek qytetarët e Kosovës.

“Mendoj se e dëmtoi Rugovën, sepse njerëzit në Kosovë e panë se nuk mund t’i ndihmonte. Unë kisha rezerva për takimin, por Rugova nuk donte që në takimin e parë me Holbrooke të gjendej në një situatë ku refuzonte,” përfundoi Hill./tëvë1.info/

Tags: Christopher Hillish kreret uckTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën