TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

Fushë Kosova ishte një prej garave më interesante të balotazhit të 9 nëntorit. Pas 20 vjetësh, kryetari i Fushë Kosovës nuk do të jetë nga LDK-ja.

by Fëllënza Krasniqi
8 muaj ago
3 0
A A

Për më shumë se dy dekada Lidhja Demokratike e Kosovës ka qeverisur në Fushë Kosovë.

Mirëpo të dielën mbrëma, bastioni u thye.

Kandidati i Vetëvendosjes, Valon Prebreza ia doli që ta mposhtë Besnik Osmanin e LDK-së.

Me 10 mijë e 583 vota, apo 54.99%, Prebreza do ta zë karrigen në të cilën për rreth 20 vite qëndroi si kryetar Burim Berisha.

“Kjo fitore për mua do të thotë shumë, sepse nuk ka bastione më në Kosovë dhe nuk mund të llogariten si të tilla. E dyta, kjo është një kthim i pushtetit tek qytetarët e Fushë Kosovës, sepse ata e kanë pritur këtë gjë për një kohë të gjatë. Realisht, kemi pasur një pushtet mbi 20 vjet, por të larguar nga kërkesat  dhe nevojave të qytetarëve”, ka thënë kryetari i zgjedhur i Fushë – Kosovës.

Garës së balotazhit, Prebreza i hyri në një koalicion me AAK-në në Fushë Kosovë, ndërkaq kundërkandidatit të tij iu bashkua PDK-ja.

“E kemi thënë publikisht që koalicioni i vetëm që ka rëndësi është me qytetarët. Qytetarët, pavarësisht koalicioneve që partitë e tjera kanë bërë, kanë treguar pjekuri të madhe në Fushë Kosovë. Ata nuk i kanë mbështetur partitë që kanë formuar koalicione të pa natyrshme, dhe këtë e kemi pritur si rezultat”, ka thënë Prebreza.

Nga ana tjetër, përkundër humbjes, Besnik Osmani vlerëson mbështetjen që mori nga qytetarët.

“Edhe pse nuk arrita të fitoj për ta udhëhequr Fushë Kosovën, ndihem thellësisht mirënjohës për përkrahjen, besimin dhe përkushtimin tuaj të sinqertë.Jam krenar për çdo aktivist, çdo familje dhe çdo qytetar që kontribuoi me shpirt e zemër. Uroj me sinqeritet fituesit e zgjedhjeve – me dëshirën që të punojnë me ndershmëri, përkushtim dhe rezultate që do t’i ndiejnë qytetarët në përditshmërinë e tyre”, ka thënë Osmani.

Nga 51 mijë e 110 qytetarë me të drejtë vote, në Fushë Kosovë të dielën votuan vetëm 19 mijë e 510 persona.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, përveç Fushë Kosovës, Vetëvendosje triumfoj edhe në Mitrovicë të Jugut, Gjilan dhe Obiliq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Vdes një 26-vjeçar pasi dyshohet se u godit nga rrufeja

“Ai e shantazhonte tërë kohën” – Vrasja në Ferizaj, avokati i 24-vjeçares tregon detaje të reja

“Ai e shantazhonte tërë kohën” – Vrasja në Ferizaj, avokati i 24-vjeçares tregon detaje të reja

Pas vrasjes së imamit në Zlipotok, shpërthejnë komente fyese në rrjete sociale

Protesta e 32-të kundër investimit në Zvërnec

Digjen 9 kontejnerë në Prishtinë, dëmtohen edhe dy vetura – njëri pronar fajëson Prishtina Parking për dëmin

Digjen 9 kontejnerë në Prishtinë, dëmtohen edhe dy vetura – njëri pronar fajëson Prishtina Parking për dëmin

Krasniqi për 28 Nëntor: Dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin më fort se kurrë

Krasniqi: Më 16 shtator i presim çlirimtarët krahëhapur në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën