TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

by Tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar në Shkodër një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia.

Ngarkesa është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, teksa po hynte në territorin shqiptar nga Mali i Zi.

Raportohet se gjatë kontrolleve laboratorike është konstatuar prania e aflatoksinës B1 në nivele mbi normat e lejuara për Shqipërinë.

Edhe pse kjo sasi mund të konsiderohet e pranueshme në vendet e Bashkimit Evropian, standartet shqiptare janë më të rrepta dhe nuk e lejojnë hyrjen e këtij produkti në treg.

Sasia e bllokuar, që ishte e destinuar për qytetin e Elbasanit dhe e kategorizuar si misër blegtoral, është ndaluar menjëherë nga AKU Shkodër për të shmangur çdo rrezik potencial për shëndetin e kafshëve dhe konsumatorëve.

Ndërkohë, autoritetet e AKU-së në Shkodër kanë ndërhyrë edhe në një fermë qumështi në fshatin Trush, ku pas inspektimeve janë konstatuar disa parregullsi në procesin e prodhimit dhe ruajtjes së produktit.

Si pasojë, subjekti është bllokuar deri në plotësimin e kushteve të nevojshme higjieno-sanitare.

AKU ka theksuar se kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik./EuronewsAlbania/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Policia konfiskon një armë zjarri në Skenderaj

Kane mbetet te Bayerni deri më 2029

Kane mbetet te Bayerni deri më 2029

Rasti “Capat-Sekiraqat”, të akuzuarit para Gjykatës, vazhdon administrimi i provave për vrasjen e Premtim Gashit

Rasti “Capat-Sekiraqat”, të akuzuarit para Gjykatës, vazhdon administrimi i provave për vrasjen e Premtim Gashit

Diplomojnë në Gjermani kadetët e FSK-së, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

Diplomojnë në Gjermani kadetët e FSK-së, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

Kuka ka ngritur shqetësime për gjendjen dhe zhvillimin e sportit në Kosovë

Kuka ka ngritur shqetësime për gjendjen dhe zhvillimin e sportit në Kosovë

Avni Dehari në 10-vjetorin e vdekjes së Astritit: Dhjetë vjet pa drejtësi kanë qenë torturë për familjen, kërkojmë zbardhjen e rastit

Avni Dehari në 10-vjetorin e vdekjes së Astritit: Dhjetë vjet pa drejtësi kanë qenë torturë për familjen, kërkojmë zbardhjen e rastit

Kurti në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Ende mungojnë e vërteta dhe drejtësia, 10 vjet më vonë nuk e dimë emrin e vrasësit

Kurti në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Ende mungojnë e vërteta dhe drejtësia, 10 vjet më vonë nuk e dimë emrin e vrasësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën