TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Balotazhi- Qytetarët vendosin sot për kryetarët e 18 komunave

by tëvë1
4 orë ago
0
A A
Balotazhi- Qytetarët vendosin sot për kryetarët e 18 komunave

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve ku do të votohet për kandidatët për kryetarë në 18 komuna të Kosovës.

Procesi i votimit do të mbahet në : Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Sipas KQZ-së numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në  këto 18 komuna është 1,346,397 votues. Ky numër, në krahasim me raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, është më i lartë për 543 votues.

Për raundin e dytë votimi me postë është mbajtur nga data 27 tetor – 8 nëntor 2025, ku të drejtë vote kanë pasur 29,712 shtetas të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Për ditën e sotme, Prokuroria ka angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.

Kush më kë është në balotazh?

Në Gjakovë kryetari që do ta udhëheq këtë komunë për katër vitet e ardhshme do të përcaktohet mes Ardian Gjinit të AAK-së, kryetar aktual dhe Ardian Golës të LVV-së.

Më 12 tetor, Gjini mori 19,974 vota apo 47.53%, kurse Gola 13,403 vota apo 31,89%.

Për kryetar të Gjilanit në garë janë Alban Hyseni i LVV-së, kryetar aktual dhe Arbër Ismajli LDK-së.

Hyseni në raundin e parë mori 22,264 vota apo 49,80%, kurse Ismajli 15,332 vota apo 34,29%.

Në Dragash do të përballen Bexhet Xheladini i LDK me 6,670 vota apo 45, 62% nga raundi i parë dhe Shaban Shabani me 4,102 vota apo 28,05%.

Qytetarët e Kaçanikut do të vendosin për kryetarin e ri mes Sabedin Vishës nga PDK i cili në raundin e parë mori 6,827 vota apo 39,61% dhe Jeton Rakës nga LVV me 6,540 vota apo 37,94%.

AAK dhe PDK janë në garë në Komunën e Klinës. Kryetari aktual Zenun Elezaj më 12 tetor mori 9,109 vota apo 48,47%, kurse, Sokol Bashota nga PDK 6,655 vota apo 35,41%.

Arian Prebeza i LVV-së synon ta marrë bastionin e LDK-së, Fushë- Kosovën ku përballet me Besnik Osmanin.

Më 12 tetor, Prebeza mori 9, 733 vota apo 45, 15%, kurse Osmani mori 7, 902 vota apo 36, 66%

Në Mitrovicë të Jugut gara është mes Faton Pecit të LVV-së me 15,830 vota apo 47,94% nga raundi i parë dhe Arian Tahirit nga PDK me 15,708 vota apo 47,57%.

Xhafer Gashi i LDK-së dhe Halil Thaçi i LVV-së do të përballen në Obiliq. Gashi më 12 tetor mori 5,859 vota apo 46.20%, kurse Thaçi 5,626 vota apo 44,37%.

Në Rahovec në garë është kryetari aktual Smajl Latifi i AAK-së, me 8,078 vota apo 37,18% nga raundi i parë dhe Ali Dula nga LVV me 5,199 vota apo 23.93%.

LDK dhe LVV janë në garë për kryetar të Pejës. Gazmend Muhaxheri, kryetar aktual nga LDK në raundin e parë mori 19,786 vota apo 46.25%, kurse Taulant Kelmendi i LVV-së mori 11,883 vota apo 27.78%.

Këto dy parti në garë janë edhe për kryeqytetin. Përparim Rama, kryetar aktual i Prishtinës do të sfidohet nga Hajrulla Çeku i LVV-së.

Në raundin e parë Rama mori 35,595 vota apo 33.71%, kurse Çeku 35, 077 vota apo 33, 21%.

Për Prizrenin në garë janë Shaqir Totaj, kryetar aktual nga PDK me 26,427 vota apo 41.45%  dhe Artan Abrashi nga LVV me 19,375 vota apo 30.39%.

AAK dhe LDK përballen në Suharekë. Kryetari aktual nga AAK, Bali Muharremaj më 12 tetor mori 12,937 vota apo 45.42%, kurse Ardian Shala nga LDK 8,922 vota apo 31.32%.

Në Viti në garë janë Sokol Haliti, kryetar aktual nga LDK me 7,874 vota apo 38.01% në raundin e parë dhe Arsim Ademi nga LVV me 6,930 vota apo 33.46%.

PDK dhe LVV janë në garë për të parin e Vushtrrisë. Ferit Idrizi, kryetar aktual nga PDK në raundin e parë mori 13,799 vota apo 45.24%, ndërsa Sylejman Meholli i LVV-së 9,399 vota apo 30.81%.

Në një nga komunat me të vogla të Kosovës, në Junik do të përballen Ruzhdi Shehu nga LDK dhe Agron Kuçi nga AAK. Më 12 tetor Shehu mori 1,807 vota apo 48.89%, kurse Kuçi 1,437 vota apo 38.88%.

Mamusha është një tjetër komunë e vogël ku kryetari do të përcaktohet në raundin e dytë.

Abdülhadi Krasniç nga Kosova Demokratik Türk Partisİ – KDTP në raundin e parë mori 1,634 vota apo 49.80%, kurse Fikret Morina nga Mamuşa Halk Hareketi 1,602 vota apo 48.83% .

Në Kllokot sipas rezultateve të 12 tetorit në raundin e dytë janë Božidar Dejanović nga Lista Serbe me 893 vota apo 41.38% dhe Srećko Spasić nga Srpska Narodna Sloga me 674 vota apo 31.23%.

Spasić disa ditë para zgjedhjeve bëri të ditur se është tërhequr nga gara dhe i është bashkuar Listës Serbe./teve1.info/

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku pas votimit: Shpresoj që edhe katër vitet e ardhshme të jenë të mira për qytetin tonë

Çeku pas votimit: Shpresoj që edhe katër vitet e ardhshme të jenë të mira për qytetin tonë

Voton Alban Hyseni

Voton Alban Hyseni

Live/Pjesëmarrja e qytetësve në votim në raundin

Live/Pjesëmarrja e qytetësve në votim në raundin

Rreth 80 prokurorë të angazhuar për zgjedhjet e sotme

Rreth 80 prokurorë të angazhuar për zgjedhjet e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën