Manipulim dhe mashtrim të Qeverisë në detyrë e ka cilësuar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për secilin student të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka theksuar se nisja e procesimit të këtyre mjeteve vetëm tre ditë para zgjedhjeve është bërë për nevoja elektorale të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët. Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim. Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panic”, ka shkruar ajo në Facebook.
Procesohen pagesat prej 100 euro për studentët – Kurti: Studentët çdoherë do të kenë mbështetje







